Vikendi me shi, nga e hëna ngritën temperaturat

Lajme

Vikendi me shi, nga e hëna ngritën temperaturat

Më: 27 mars 2015 Në ora: 19:23

Vendi ynë do të ndikohet nga masat e ajrit me origjinë nga veriu i Kontinentit.

Kjo gjendje ciklonike do të jetë e qëndrueshme për dy ditët e vikendit.

Në këto kushte do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të kohë pas kohëshme të shiut.

Temperaturat minimale do të lëvizin në mes 3C deri 6C celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin në mes 8C deri 11C celsius.

Nga dita e hënë pritet të ketë ngritje të vlerave të temperaturave maksimale, gjithashtu edhe shtypja atmosferike do të pësojë ngritje, do të ketë intervale më të gjata me diell, por edhe reshje shiu do të ketë gjatë javës me intensitet më të dobët se javën që po e lëmë.

Do të fryj erë nga drejtimet e ndryshme, dominuese do të jetë drejtimi verilindor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat