Luftëtarët e vërtetë nuk frikësohen! Selimi: LDK-ja don ta largojë Thaçin nga politika me Gjykatë speciale

Lajme

Luftëtarët e vërtetë nuk frikësohen! Selimi: LDK-ja don ta largojë Thaçin nga politika me Gjykatë speciale

Nga: Valbona Mazreku Më: 27 mars 2015 Në ora: 17:29

Me 37 vota kundër, me 22 vota për dhe me 2 abstenime Kuvendi i Kosovës nuk miratoj rekomandimet e propozuara nga grupi parlamentar i VV-së, lidhur me përgjegjësit ligjore dhe kushtetuese të Qeverisë së Kosovës lidhur me themelimin e Gjykatës Speciale. E gjithë seanca ku ishte i ftuar për interpelancë kryeministri Isa Mustafa u përshkrua me debat të ashpër, kryesisht mes deputetëve të opozitës dhe kryeministrit dhe ministrave të kabinetit të tij.

Obligim i partneritet të Kosovës me ndërkombëtarët

Në fjalën e tij për arsyetimin e veprimeve të Qeverisë, kryeministri Isa Mustafa tha se gjykata speciale është obligim i partneritet të Kosovës me ndërkombëtarët.

Por, me mendimin dhe qëndrimin e kryeministrit Mustafa nuk pajtohen deputetët e Vetëvendosjes. Glauk Konjufca, shef i grupit parlamentar të VV tha se krijimi i gjykatës Speciale synon njollosjen e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ashtu siç bërë edhe raporti i Dick Marty i cili u shndërrua në Rezolutë të Këshillit të Evropës.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat