AKI bëhet me web faqe, për të ofruar më shumë transparencë

Lajme

AKI bëhet me web faqe, për të ofruar më shumë transparencë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 17:24

Drejtori i ri i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, Agron Selimaj, ka vendosur ta bëj pak më transparente punën se sa paraardhësi i tij, Bashkim Smakaj.

Selimaj ka marr vendim që punën e tij ta prezantojë në faqen e këtij agjencioni në internet dhe ky veprim i ngjan një agjencie normale, si në çdo vend të botës.

AKI-ja sot ka njoftuar se ka lëshuar faqen e kësaj agjencie në internet, transmeton Indeksonline.

Në hyrje të faqes së AKI-së tregohet për veprimtarinë dhe përgjegjësitë e saj.

“Agjencia e Kosovës për Inteligjencë (AKI), është agjenci për siguri dhe inteligjencë”, shkruan në ballinën e faqes.

Faqja e AKI-së në internet është në 3 gjuhët zyrtare të Kosovës, Shqip, Serbisht dhe Anglisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat