S’ka viktima nga shembja e dheut në Rrugën e Kombit

Lajme

S’ka viktima nga shembja e dheut në Rrugën e Kombit

Më: 27 mars 2015 Në ora: 17:03

Nga raportimet më të reja lidhur me shembjen e mbrëmshme të dheut në Rrugën e Kombit thuhet që nuk ka viktima dhe as dëme të tjera.

Rruga në të cilën ka pasur shembje të dheut, është e kalueshme vetëm në njërën anë, ndërkohë që ekipet emergjente janë duke punuar në lirimin e korsisë së dytë të rrugës, e cila për momentin është e bllokuar.

Ashtu siç ishte raportuar më herët, shembja e dheut ka ndodhur dje në mbrëmje dhe ka bllokuar një sipërfaqe prej përafërsisht 50 metrash, duke pamundësuar kështu lëvizjen në këtë rrugë./Kosovapress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat