A u frymëzua Andreas Lubitz nga aksidentet e tjera ajrore?!

Lajme

A u frymëzua Andreas Lubitz nga aksidentet e tjera ajrore?!

Më: 27 mars 2015 Në ora: 16:58

Fati i aeroplanit FU 9525 që u rrëzua me qëllim në Alpet franceze ka ngjashmëri të madhe me të tjera rrëzime avionësh, që besohet se janë nxitur nga ekuipazhi i fluturimit.

Piloti i “Germanwings”, Andreas Gunter Lubitz i cili bllokoi kapitenin e tij jashtë kabinës, duke mbyllur derën e saj, mund të jetë frymëzuar nga një numër i madh aksidentesh ajrore që kanë ndodhur kohët e fundit.

Priokurorët thanë se qëllimi i vetëm Lubitz ishte të shkatërronte aeroplanin. Analiza e kohëve të fundit të të dhënave satelitore të marra nga avioni linjës ajrore Malajzia, tregojnë se avioni mund të ketë dalë qëllimisht nga linja, duke sugjeruar se piloti ndërmori veprime të ngjashme me ato Lubitz-së.

Pilotët të tjerë besohet se kanë qenë përgjegjës për tragjeditë ajrore fatale, si Hermínio dos Santos Fernandes, i cili ishte kapiten i fluturimit Moza LAM 470 që u rrëzua në Namibi në nëntor të vitit 2013.

Hetuesit mendojnë gjithashtu se fluturimi Embraer 190 u rrëzua në tokë nga kapiteni, pas pilot i dytë shkoi në banjë, duke vrarë 27 pasagjerë dhe gjashtë persona të ekuipazhit. Ajo që duket e çuditshme është se, Lubitz ka kryer veprime të ngjashme me pilotë të tjerë që kanë qenë shkaktarë të rrëzimit të avionit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat