Humanistët dhurojnë gjak e shpëtojnë jetë

Lajme

Humanistët dhurojnë gjak e shpëtojnë jetë

Nga: Diana Bunjaku Më: 27 mars 2015 Në ora: 16:56

Motoja “ Dhuro gjak, dhe shpëto jetë” ka bërë së bashku mbi 40 qytetarë, të cilët në mesditën e së premtes, në mënyrë vullnetare ishin mbledhur në xhaminë e “Jusuf Çelebiut” për të dhuruar gjakun e tyre, për të sëmurët të cilët ende kanë ëndrra shprese që të jetojnë.

Mjeku Bujar Gashi ka thënë për “ Bota sot” se interesimi i qytetarëve për të dhuruar gjak është gjithnjë në rritje, dhe ky bashkëpunim apo ky humanizëm i tyre, e bën edhe më të lehtë punën e mantel bardhëve.

“ Të shpëtosh një jetë njeriu do të thotë shumë. Prandaj më këtë rast falënderojmë imamin e xhamisë, Hakif Hoti, dhe të gjithë këta njerëz, që në mënyrë vullnetare për vite të tëra, mblidhen këtu çdo 6 muaj, dhe dhurojnë me vullnet gjakun e tyre, për të sëmurët./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat