Qindra ushtarë të FARK-ut mbesin jashtë listave të veteranëve

Lajme

Qindra ushtarë të FARK-ut mbesin jashtë listave të veteranëve

Nga: Mimozë Lakna Më: 27 mars 2015 Në ora: 16:54

Burime të gazetës kanë marrë vesh se disa qindra pjesëtarë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, të njohur si FARK, nuk kanë hyrë në listat e veteranëve për shkak të refuzimit politik.

Ndonëse ende nuk kanë dalë në mënyrë zyrtare, bëhet e ditur se Komisioni Qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të Dëshmorëve të Kombit, Invalidëve, Veteranëve, Pjesëtarëve apo të Internuarve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtarë të Kosovës tashmë ka përfunduar punën.

Sipas dokumentit final të cilin e kanë siguruar mediat, zyrtarisht i është njohur kontributi në luftën e UÇK-së gjithsej 55 mijë e 637 personave. Dëshmorë të rënë në luftën çlirimtare të Kosovë janë 3 mijë e 269 dëshmorë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat