Bahtiri largon nga puna profesorin që ngacmoi seksualisht një nxënëse

Lajme

Bahtiri largon nga puna profesorin që ngacmoi seksualisht një nxënëse

Më: 27 mars 2015 Në ora: 15:32

Profesori i Edukatës Fizike i arrestuar për sulm seksual ndaj një nxënëse në Gjimnazin ‘Frank Bardhi’ në Mitrovicë, është larguar nga puna.

Këtë ka konfirmuar kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka thënë se raste të tilla nuk do të tolerohen.
“Kam marrë vendim që profesorin e arrestuar nga policia për sulm seksual ndaj një nxënëseje të largohet nga puna, pasi që ai nuk është i denjë për t’i edukuar fëmijët. Ne do të punojnë që shkollat e Mitrovicës të jenë shembull për gjithë Kosovën”, ka thënë Bahtiri për Veriu.info.

Fjala është për profesorin Haki Nimani, ku mësohen se ndaj të njëjtit në vitin 2002 është paraqitur kallëzim penal për një vepër të natyrës së njëjtë që pretendohej se ka kryer ndaj një nxënëse të po këtij gjimnazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat