Ja pse po refuzohen vizat? (Dokument)

Lajme

Ja pse po refuzohen vizat? (Dokument)

Nga: H.Orana Më: 27 mars 2015 Në ora: 15:21

Nëse një aplikuesi i është refuzuar viza, zyrtari konsullor do t’i japë aplikuesit një letër në të cilën do të shpjegohet pse i është refuzuar viza. Por ka edhe raste kur nuk jepet një arsye e qëndrueshme.

Qytetarët kanë hasur në shumë vështirësi për të aplikuar për viza nëpër ambasadat përkatëse. Nganjëherë duhet të presin shumë gjatë, edhe dy muaj, përpara se të kenë mundësinë të paraqesin kërkesën për vizë. Pastaj brenda dy javësh duhet të merret vendimi për dhënien ose jo të vizës. Nëse kandidati për vizë refuzohet, vendimi duhet argumentuar.

Një qytetar të cilit është refuzuar viza në ambasadën greke ka marr një arsye të cilën nuk e sheh ai si të qëndrueshme. “The information submitted regarding the justification for the purpose and conditions of the intended stay ëas not reliable” , që nënkupton se “arsyet e refuzimit janë se qëllimi dhe kushtet e qëndrimit nuk ishin të besueshme”, është arsyetimi që thuhet në këtë refuzim.

Në sajë të kodit të ri të Bashkimit Europian për vizat, procedura e marrjes së vizave do të njësohet në të 25 vendet e Shengenit. Cdo vit, rreth 10 milionë veta marrin një të ashtuquajtur “Vizë Shengen”, me të cilën mund të udhëtojnë në pjesën më të madhe të vendeve të BE-së, si dhe në Norvegji, Islandë e Zvicër. Kush ka një vizë për hapësirën Shengen mund të udhëtojë në 25 vende europiane pa iu nënshtruar kontrolleve në kufij. Kërkesa për një vizë të tillë paraqitet në konsullatën e një prej vendeve të hapësirës Shengen dhe sipas rregullave të tij.

Kushtet e përgjithshme për të marrë një vizë janë këtk si vijojnë:

- Në qoftë se jeni pronar i firmes qertifikaten e biznesit me informata mbi biznesin.

- Kontratën e punës vertetimi i pushimit për vizë turistike

- Vërtetimin prej ATK-s

- Qarkullimin e bankës 6 mujorin e fundit+ Visa Confirmation.

- Qertifikatën (Ekstratin ) e Lindjes.

- Qertifikatën e Bashksisë familjare.

- Qertifikaten e martesës

- Ne qoftë se jeni ne shkollë vërtetimin e shkollës

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat