​Bolzman flet për migrimin e njerëzve nëpër botë

Lajme

​Bolzman flet për migrimin e njerëzve nëpër botë

Më: 27 mars 2015 Në ora: 14:18

Fenomeni i migrimit të njerëzve drejt vendeve tjera është tejet i madh në tërë botën.Kështu tha sot profesori nga Universiteti i Gjenevës, Claudio Bolzman, gjatë një ligjërate të mbajtur me studentët e Fakultetit të Sociologjisë me rastin e Ditës Botërore të Punës Sociale.

Bolzman ka folur për migracionet që nuk janë të shkaktuara nga lufta dhe dhuna fizike. Ai ka treguar arsyet dhe shkaqet që i shtyjnë njerëzit të migrojnë në tërë botën, dhe këtu sipas tij ekzistojnë teori të ndryshme që shpjegojnë migrimin e njerëzve, si teoria neoklasike apo ekonomike e cila thotë se njerëzit bëjnë llogaritë e tyre në formë racionale në mënyrë që të drejtohen rreth shteteve që kanë pasuri më të mëdha ekonomike për një prosperitet më të mirë ekonomik.

Por Bolzman tha se kjo teori fillimisht mund të jetë logjike, por në aspektin sociologjik dhe në atë empirik nuk qëndron, pasi siç tha ai, nëse do të ishte kështu të gjitha shtetet e varfra të botës do të shkonin drejt shteteve të pasura dhe nuk duhej të kishte popullsi në shtetet e varfra.

Këtu ai ka marrë tre shembuj të tri shteteve të cilat kanë një fluks të madh migracionit, atë të Ekuatorit, Senegalit dhe Rumanisë. Ai ka nënvizuar po ashtu se migracioni është një dimension social dhe duhet të konsiderohet nga shumë dimensione, si në aspektin e faktorëve ekonomik, social, kulturor dhe politik, pastaj në ata makro social, mezo social dhe mikro social, etj.

Profesori Bolzman është pyetur edhe për rastin e Kosovës, ku vetëm muajt e fundit ka pasur një valë të madhe të migrimit të kosovarëve drejt vendeve tjera, por ai ka thënë se nuk mund të flas për këtë rast, pasi nuk ka shumë njohuri për ikjet e fundit të kosovarëve

Bolzman: Nuk e njoh realitetin kosovar

“Për fat të keq nuk e njoh aq mirë dhe shumë realitetin kosovar që mund të përgjigjem në mënyrë direkte dhe të qartë, mu për këtë arsye jam përpjek që t’ju jap një version shuam të gjerë të migracioneve dhe ju hulumtuesit këtu që janë të përpiqen të gjejnë pistat më të mira që të shpjegojnë ato migracione. Pikërisht për këtë arsye hulumtimet e mundshme në këtë domen mund të jenë më të frytshme dhe të qarta për shpjegimin e njërit apo faktorëve që kanë qenë më të rëndësishëm në këto migracione”, tha Bolzman.

Ndryshe, nga Bolzman, profesori i Departamentit të Sociologjisë në UP, Shemsi Krasniqi ka prezantuar një hulumtim për migrimin e dhunshëm të eksodit kosovar për 15 vite me radhë. Ai ka thënë se tani ka filluar një eksod i ri, i cili nuk është i dhunshëm në kuptimin e politikës dhe ushtrisë siç kishte qenë ai i vitit 1999, por ky është një eksod multidimensional.

Krasniqi: Migrimi i fundit multidimensional

“Qëllimi i hulumtimit është ruajtja dhe arkivimi i kujtesës për dëbimin e dhunshëm masiv të shqiptarëve nga Kosova në vitet 98-99, dhe tash kjo vala e dytë që po e prezantojmë është krahasimi i të dhënave me hulumtimin paraprak dhe përcjellja e trendit të kujtesës dhe harresës në lidhje me përvojat dhe përjetimet në kohën e eksodit”, tha ai.

Krasniqi ka thënë se bashkëpunim mes sociologëve zvicwran dhe atyre shqiptarw do të vazhdojnë edhe në të ardhmen pasi ka shumë çështje për të bashkëbiseduar dhe punuar në këtë drejtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat