Policia e Kosovës arreston Vuliçeviqin

Lajme

Policia e Kosovës arreston Vuliçeviqin

Më: 27 mars 2015 Në ora: 13:51

Policia e Kosovës ka arrestuar Predrag Vuliçeviqin të shumëkërkuarin e policisë serbe.

Arrestimi i Vuliçeviqit është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë Baki Kelani.

Sipas Kelanit dje policia ka zbatuar një urdhëresë të Interpolit për arrestimin e këtij personi.

Vuliçeviq është shpallur në kërkim nga policia serbe për vepra të ndryshme duke përfshirë edhe trafikun e drogës.

I njohur me nofkën “Pexha”, Vuliçeviq ishte strehuar për një kohë në Veriun e Mitrovicës ku ishte parë të merrte pjesë edhe në aktivitete publike.

Mësohet se Vuliçeviq tashmë është duke u mbajtur në paraburgim në Prishtinë dhe i njëjti të premten ose të shtunën pritet të dalë para gjykatësit të procedurës paraprake në Prishtinë ku do vendoset rreth ekstradimit ose jo të tij.

Për momentin Ministria e Drejtësisë së Kosovës nuk ka marrëveshje bashkëpunimi me Ministrinë e Drejtësisë së Serbisë rreth çështjes së ekstradimit të personave të kërkuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat