U caktohet paraburgimi tre nga dhjetë të arrestuarve për fajde

Lajme

U caktohet paraburgimi tre nga dhjetë të arrestuarve për fajde

Më: 27 mars 2015 Në ora: 10:31

Mbrëmë në orët e vona në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, është mbajtur seanca e caktimit të masës së sigurisë për 10 të arrestuarit për fajde nga Vushtrria.

Prokuroria kishte kërkuar që ndaj 10 të arrestuarve të caktohet masa e paraburgimit. Por trupi gjykues aprovoi masën e paraburgimit vetëm për 3 te arrestuar.

Konfirmimi u dha nga Besa Domi, zëdhënëse e EULEX-it.

“Gjykata mbrëmë ka vendosur masën e paraburgimit prej 30 ditësh për tre persona, ndërsa të tjerët janë liruar të mbrohen në liri”, ka thënë Domi.

Arrestimi ndaj 10 anëtarëve të familjes Berisha ishte kryer para dy ditëve në Ropicë të Vushtrrisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat