Jabllanoviq demanton Tahirin: S’ka shpërbërje të “Civilna Zashtites”

Lajme

Jabllanoviq demanton Tahirin: S’ka shpërbërje të “Civilna Zashtites”

Më: 27 mars 2015 Në ora: 10:20

Prefekti i Leposaviqit Dragan Jablanoviq ka deklaruar se në Bruksel nuk është arritur marrëveshja për shpërbërjen e Civilne zashtites, siç ka njoftuar dej Qeveri e Kosovës.

"Prishtina e kërkon këtë sepse ka pasqyrë të gabuar për Civilna zashtiten (Mbrojtja Civile) pasi ajo është formacion i paarmatosur dhe as që ka qenë ndonjë herë e armatosur", ka thënë Jablanoviq, transmeton B92, përcjell Koha.net.

Ministrja për dialog Edita Tahiri dje ka deklaruar se është arritur marrëveshja për shpërbërjen e Civilna Zashtites. Ky formacion ekziston në komunat serbe të veriut.

Siç është kumtuar dje nga Qeveria e Kosovës, marrëveshja që e kanë nënshkruar Prishtina, Beogradi e BE, vetëkupton shpërbërjen e Ciivilna zashtites nga veriu Kosovës dhe integrimin pjesëtarëve të saj në institucionet t Kosovës

"Sa e di unë, më herët ishte arritur marrëveshja se ekziston një numër i caktuar i pjesëtarëve të Civilna zashtitas, por pala jonë kishte kërkuar një numër shtesë prandaj rrëfimi për shpërbërje më duket i pamundshëm”, ka thënë Jablanoviq.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat