Rruga e Kombit vazhdon të jetë e bllokuar

Lajme

Rruga e Kombit vazhdon të jetë e bllokuar

Më: 27 mars 2015 Në ora: 10:15

Shembjet e dheut kanë bërë që Rruga e Kombit që nga pasditja e ditës së djeshme të mbetet e bllokuar.

Ura e Leshnicës, në aksin rrugor Kukës-Fushë-Dukagjin, mbetet e bllokuar në një sipërfaqe prej rreth 50 metrash të rrugës në tri koristë e saj.

Ndërkohë që ende nuk është e sigurt se kjo shembje të ketë kaluar pa viktima, pasi sipërfaqja e inerteve është me mijëra metra kub, kështu që nëse ndonjë automjet ka kaluar në kohën që ka ndodhur shembja, me siguri ai gjendet nën rrënoja.

Policia e Kukësit, që ka shkuar e para në vendin e ngjarjes, thotë se pastrimi i plotë i gurëve dhe i inerteve do të bëjë të qartë nëse janë regjistruar ose jo viktima.

Shembja e gurëve ka vazhduar për një periudhë 20-30 minuta, duke bllokuar qarkullimin në këtë segment rrugor deri në mëngjesin e së enjtes. Gjatë natës qarkullimi është realizuar përmes rrugës së vjetër Kolsh-Fushë-Dukagjin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat