Lepaja: Kombi kosovar ide Jugosllave

Lajme

Lepaja: Kombi kosovar ide Jugosllave

Më: 27 mars 2015 Në ora: 09:51

Analisti politik Fadil Lepaja thotë se kombi kosovar, nuk është shpikje e Nexhmedin Sapahiut e as e ndonjë tjetri që e pretendon "atësinë", por është kurdisur në vitet e 60-ta në kuzhinat e UDB-së.

“Ideja ka lindur viteve te 60-ta, dhe atë jashtë Kosove. Kjo ishte kurdisur në të njëjtën kuzhinë me kombin mysliman, maqedon, jugosllav. Të kuptohemi, nuk po dua të them, se Nexhmedin Spahiu dhe përkrahësit e tjerë, janë pasardhës te atyre qarqeve. Asokohe ky ishte një projekt antishqiptare, i kurdisur në Beograd, e tash është vetëm një pikëpamje e disa individëve të cilët mendojnë se kjo agjende ia vlen për të u angazhuar”, thotë analisti politik Fadil Lepaja.

I pyetur lidhur me këtë polemikë, të rastit, z. Lepaja tha se kombi kosovar ishte ide e cila kishte dalë nga e njëjta kuzhinë ideologjike sikurse kombi musliman, maqedonas dhe ai jugosllav dhe kishte qëllime asimiluese. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat