Blinera e vogël ka nevojë për ndihmë, shërimi i saj kushton 79 mijë euro

Lajme

Blinera e vogël ka nevojë për ndihmë, shërimi i saj kushton 79 mijë euro

Më: 27 mars 2015 Në ora: 09:36

Blinera Thaçi nga Obiliqi e lindur më 20 qershor 2009, ka një dëmtim serioz në tru, për shkak të të cilit ajo nuk mund të qëndrojë në këmbë e as të ecë, ndërsa ka edhe probleme të tjera me funksionet e gjymtyrëve.

Blinerës gjashtë vjeçare i duhet trajtim jashtë vendit, e kostoja e këtij trajtimi është e papërballueshme për familjen e saj.

Për t’u trajtuar në një spital adekuat turk, familja e Blinerës do të duhet t’i paguajë 79.000.

Të gjithë ata që duan ta ndihmojnë Blinerën që të ecë, mund ta bëjnë këtë duke:

-dërguar sms në numrin 55103, për të kontribuar me një euro.

-përmes xhirollogarisë në TEB Bank: Ganimete Thaçi, 2032000102163949

Ndërsa, kontakti i familjes Thaçi është ky: +377 45 260 774 – Ganimete Thaçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat