Të dyshuarit për vrasjen e policit Gashi dalin sot para Gjykatës

Lajme

Të dyshuarit për vrasjen e policit Gashi dalin sot para Gjykatës

Më: 27 mars 2015 Në ora: 08:20

Katër të dyshuarit për vrasjen e oficerit policor, Shemsi Gashi, pritet të dalin sot (e premte) para gjyqtarit të procedurës paraprake në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për caktimin e masës së sigurisë.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, katër persona janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Policia në raportin e saj ka përsëritur se persona të panjohur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarit policor, për ta lënë të vdekur në vend.

Motivet e vrasjes së policit Shemsi Gashi nuk janë bërë të ditura ende. Policia e Kosovës ditën e vrasjes së tij, nuk kishte përjashtuar as motivet personale e as ato profesionale, shkruan sot Koha Ditore. Të mërkurën, ditën e vrasjes së oficerit, zyrtarë policorë, kishin shoqëruar në polici tre persona, që ishin marrë nga një lokacion në Lagjen e Spitalit, ku ishin kryer edhe bastisje lidhur me rastin. Burime të gazetës brenda Policisë së Kosovës, bëjnë të ditur se po këta tre dhe një tjetër i dyshuar, janë arrestuar. Tre të parët sipas burimeve të gazetës e kanë mbiemrin Gashi, dhe janë familjarë të policit të vrarë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat