Merren në pyetje prindërit e kopilotit që e rrëzoi qëllimshëm avionin

Lajme

Merren në pyetje prindërit e kopilotit që e rrëzoi qëllimshëm avionin

Më: 27 mars 2015 Në ora: 00:33

Prindërit e kopilotit Andreas Lubitz e kanë zbuluar të vërtetën për misionin vetëvrasës djalit të tyre disa minuta para se prokurori francez ta publikonte këtë për opinionin , transmeton Daily Mail.

Prokurori gjerman Cristof Kump pohon se kopiloti i “Germanweg” më 24 mars e ka rrëzuar avionin në Alpe me shpejtësi prej 644 kilometra në orë.

Prindërit e Lubitzit udhëtuan në Francë bashkë me të afërmit e viktimave, por ata u ndanë shpejt pasi u zbulua se djali i tyre ishte i përzier në aksident.

Siç shkruan “Daily Mail”, prindërit e Lubitzit u dërguan në një lokacion sekret dhe atje u morën në pyetje xhandarët, transmeton Koha.net.

Policia gjermane e ka bastisur shtëpinë e familjes Lubitz në Montabaur, e vlefshme 500 mijë euro si dhe banesën e Andreas në Duseldorf.

Babai i Andreas është biznesmen i suksesshëm e nëna e tij është mësuese pianoje. Andrea banonte në Duseldorf derisa punonte për “Germanwegs”.

Informata thonë se kapiteni, pasi nuk mund të hynte në kabinë, i kishte rënë numrit për situata emergjente për të hapur derën, por kopiloti e kishte mbyllur sërish kabinën.

Thuhet po ashtu se kapiteni kishte dashur ta hapte me dhunë derën e kabinës, por nuk ia kishte dalë, sepse çdo gjë kishte qenë vonë.

Në Montabaur, Gjermani, po mbahet nën mbikëqyrje shtëpia e prindërve të Andrea Lubitz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat