Enver Peci optimist se do të ndërpritet greva e gjyqtarëve

Lajme

Enver Peci optimist se do të ndërpritet greva e gjyqtarëve

Më: 27 mars 2015 Në ora: 00:05

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, ka shprehur optimizëm se të premten (27 mars) mund të përfundojë greva e gjyqtarëve.

Ai thotë se ka marrë premtime nga Qeveria, se gjyqësori do ta ketë pozitën që e meriton në Ligjin për pagat e zyrtarëve, me anë të të cilit pritet të bëhet nivelimi i pagave.

Peci në një intervistë për ‘Epoka e Re’ ka thënë se nga greva 19 ditore e gjyqtarëve është dëmtuar sistemi i drejtësisë në Kosovë dhe se, nëse vazhdohet edhe më tutje, mund të kalojmë në një kolaps total.

Peci është shprehur i gatshëm të jap dorëheqje në mënyrë që të zgjidhet problemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat