UÇK-ja i kishte 30 mijë ushtarë, kaq do të jenë edhe veteranë

Lajme

UÇK-ja i kishte 30 mijë ushtarë, kaq do të jenë edhe veteranë

Më: 26 mars 2015 Në ora: 23:22

Procesi i verifikimit të listave të veteranëve të luftës së UÇK-së, është ende në procesim e sipër pasi që ende nuk janë publikuar listat e Zonës Operative të Dukagjinit dhe asaj të Drenicës.

Faik Fazliu, nga komisioni për verifikim e listave, duke folur në emisionin “Target” në RTK, ka kërkuar që ky proces të mos politizohet, transmeton Indeksonline.

Ai më pas ka theksuar se askund në ligjin ekzistues për statusin e veteranit nuk përjashtohet periudha e luftës së vitit 1998.

“Çdo luftëtari që ka qenë pjesë e ushtrisë së UÇK-së do ti njihet statusi i veteranit”, ka thënë Fazliu.

Fazliu ka theksuar se janë në fazën përfundimtare të publikimit të listave të zonave që mungojnë, dhe se nuk janë të nevojshme protestat.

Ndërkaq njëri nga komandantët e UÇK-së, Sadik Halitjaha ka theksuar se numri i atyre që do t’ju njihet statusi i veteranit do të jetë rreth 30 mijë ndërkaq 38 mijë të tjerë do të mbesin pa status.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat