Daçiq: Faleminderit Kosovë!

Lajme

Daçiq: Faleminderit Kosovë!

Më: 26 mars 2015 Në ora: 21:53

(E plotësuar) - Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçiq ka shpalosur përshtypjet e vet për qëndrimin e tij të parë në në Prishtinë pas vitit 1999.

Tema ishte komunikacioni dhe të gjithë i nxorën hartat, ne, shqiptarët, malazezët... I thasë, o njerëz, mos ta teprojmë me këto harta, po m’i përkujtojnë kohë e shkuara” .

Daçiq për gazetën e Beogradit „Blic” ka thënë se Prishtina është ndryshuar relativisht, përmendore të reja, emërtim të reja, ka shtuar ai, transmeton koha.net.

“Kemi qenë në hotelin që tash i takon Begjet Pacollit, por unë e quajta sipas emrit të vjetër Bozhur. Më duhet të pranoj se njerëzit nga Qeveria e Kosovës kanë qenë shumë mikpritës. Kanë respektuar çdo gjë, filluar nga neutraliteti i statusit të konferenca deri te shkathtësia e përgjithshme:, ka thënë Daçiq dhe shton përshtypjen më të madhe e ka nga një polic shqiptar.

Daçiqi thotë t’i ketë thënë ai: “Të gjithë fajtorë janë ata nga Perëndimi që na përçanë. Ata na e kanë bërë këtë“.

Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq shihen shpesh, meqë janë ministra të jashtëm, kryesisht në Bruksel por tash për ai nuk është ftuar ende të vizitojë Beogradin.

Për dallim nga Ivica Daçiqi, Zorana Mihajloviq, ministre e Transportit në Serbi nuk ka përshtypje të veçanta as për mikpritësi, as për Hashimin me të cilin është takuar për herët të parë.

“Shkurt nuk kam kurrfarë përshtypjeje për Thaçin, korrektësisht na kanë pritur” , ka thënë ajo e në pyetjen e se si i është dukur Prishtina, ajo është përgjigjur se Prishtina duket e trishtë, e pazhvilluar dhe relativisht e pa pastër.

Ivica Daçiq dhe Zorana Mihailoviq, nga Serbia, kanë marrë pjesë në samitin e “Ballkan Western’6” që u mbajt në Kosovë më 25 mars

Daçiq: Thaçi e njeh mirë serbishten!

Zëvendëskryeministri i parë i Qeverisë, dhe ministri Jashtëm i këtij shteti, ka pasë një takim joformal me ministrin e Jashtëm të Kosovës, Hashim Thaçi. Takimi është zhvilluar pa përkthyes.

“Po, folëm në gjuhën serbe... po Thaçi e njeh shkëlqyeshëm këtë gjuhë”, ka thënë Daçiq për mediat serbe.

Takimi është mbajtur në hotelin Swiss Diamond në Prishtinë, është mbajtur në margjinat e Konferencës së gjashtë ministrore të shteteve të Ballkanit Perëndimor, “Western Balkans’ 6”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat