Fotografia e fundit e gazetarit që hipi në aeroplanin e vdekjes (Foto)

Lajme

Fotografia e fundit e gazetarit që hipi në aeroplanin e vdekjes (Foto)

Më: 26 mars 2015 Në ora: 21:18

Hussein Javadi ishte reporter, që ka punuar për një nga gazetat iraniane, i cili fatkeqësisht së bashku me një koleg humbi jetën në rrëzimin e aeroplanit të kompanisë “Germanwings” në Alpet franceze.

Javadi, para se të hipte në aeroplan dhe të nisej në fluturimin fatal, bëri një fotografi nga një hotel i Barcelonës.

Në fotografi shihen qartë dritat e dhomës së hotelit në Barcelonë dhe fytyra e tij e qeshur gjersa priste fluturimin.

Natyrisht, ai nuk ishte në dijeni se kjo do të ishte shkrepja e fundit e një fotografie, transmeton Telegrafi.

Hussein ishte një nga 150 viktimat e këtij aksidenti të tmerrshëm, ndërsa ish-kolegët dhe miqtë e tij thonë se sinqerisht do ta ndiejnë mungesën e tij dhe se ishte "një njeri i mrekullueshëm dhe i kujdesshëm".

Mediat franceze kanë raportuar se faji ishte i bashkëpilotit, Andreas Lubitz, i cili qëllimisht rrëzoi aeroplanin e kompanisë "Germanwings".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat