Shpërthim në një pallat, Nju Jorku në panik (Foto/Video)

Lajme

Shpërthim në një pallat, Nju Jorku në panik (Foto/Video)

Më: 26 mars 2015 Në ora: 21:11

(E plotësuar) Së paku 30 persona janë lënduar nga shpërthimi i ndërtesës në Manhattan të New Yorkut.

Mediumet amerikane raportojnë se së paku një është i lënduar rëndë kurse shumë të tjerë janë ngujuar nëpër banesa.

Një shpërthim i madh ka ndodhur në një pallat në Nju Jork, në lagjen e Manhattan.

Siç raporton televizioni amerikan, ABC News, shpërthimi ka ndodhur rreth orës 15:15 minuta.

Shërbimi zjarrfikës i Nju Jorkut ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur aksionin për shuarjen e flakëve.

Të paktën një person mësohet se është dërguar në spital.

Janë ende të paqarta shkaqet e zjarrit dhe nëse ka persona të tjerë të dëmtuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat