Rreth 195 persona nga Kosova kanë shkuar në Siri

Lajme

Rreth 195 persona nga Kosova kanë shkuar në Siri

Më: 26 mars 2015 Në ora: 20:33

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e ka nënshkruar Ligjin që ndalon kosovarët për t'iu bashkuar luftërave të huaja.

Deri më tash janë arrestuar rreth 80 persona si të dyshuar, të cilët edhe pse janë arrestuar para miratimit të këtij ligji, në rast se shpallen fajtorë, i pret burgu deri në 15 vjet.

Kësaj rruge ia kanë mësyrë shumë kosovarë. Korridorin që e lidh Kosovën me Turqinë dhe Sirinë, e ndoqën ata që kishin për qëllim rreshtimin përkrah organizatave terroriste ISIS e Al-Nusra. (Pamje: E realizuar me grafike, rruga më e frekuentuar e luftëtarëve kosovarë ne siri)

Ky fenomen alarmoi institucionet e sigurisë në vend, të cilat janë vënë në ndjekje të atyre që organizojnë ose kryejnë akte terroriste. Prandaj deri tash janë ushtruar shumë kallëzime penale.

Grafikë - Policia - Policia e Kosovës ka hapur hetime dhe ka ushtruar kallëzime penale për mbi 130 persona lidhur me pjesëmarrjen në organizata terroriste, organizimin, rekrutimin nxitjen dhe financimin e individëve për t’iu bashkuar organizatave terroriste dhe për të gjitha këto raste është duke u bashkëpunuar ngushtë me Prokurorinë Speciale.

Grafikë - Policia - Në lidhje me këtë fenomen deri më tani janë arrestuar mbi 80 persona dhe janë bastisur mbi njëqind lokacione të personave të dyshimtë.

Ditën e martë, me dekretimin e presidentes së Kosovës, hyri në fuqi Ligji i cili e ndalon pjesëmarrjen e kosovarëve në luftëra të huaja. Anëtari i Komisionit për Siguri dhe Punë të Brendshme, Nuredin Ibishi, thotë se me ligjin e ri do të dënohen të gjithë ata që ende nuk kanë verdikt gjyqësor.

"Këtu ka të bëjë me krime të rënda, që përsshkruhet me masa të rënda, sa i përket edhe aspektit që merret gjykata speciale me këto raste, nuk ka ende një dënim të tyre, kështuqë ligji është në fuqi".

Dënimi që do të marrin personat e përfshirë në vepra terroriste është i rëndë.

Besohet se numri i kosovarëve që i janë bashkuar luftës në Siri e Irak sillet rreth 195 veta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat