Si funksionon dera në kabinën e aeroplanit “Germanwigns” (Video)

Lajme

Si funksionon dera në kabinën e aeroplanit “Germanwigns” (Video)

Më: 26 mars 2015 Në ora: 18:14

Dera në kabinën e aeroplanit “Airbus A320” i ka tri brava elektrike dhe në kushte normale të fluturimit janë të mbyllura. Mund ta hapet nga jashtë, por vetëm me miratimin nga kokpiti (kabina).

Hetimi për fatkeqësinë ajrore në Alpet franceze ka treguar se njëri nga pilotët ka dalë nga kabina, kurse më pas nuk ka mundur të kthehet në të.

Në audio incizimet nga kutia e zezë dëgjohet se si piloti ka tentuar që të futet me dhunë në kabinë, mirëpo ndihmës-piloti nuk ia ka hapur atë. Edhe pse procedurat e sigurisë mundësojnë hapjen e derës nga jashtë në raste urgjente, kjo nuk është e mundur në rast se personi në kabinë nuk e dëshiron një gjë të tillë, transmeton Indeksonline.

Nëse dikush dëshiron të hyjë në kabinën e pilotëve, duhet t’i thërras ata përmes interfonit apo “t’i bie ziles” përmes tastierës para derës, e më pas të pret që dikush nga pilotët të lejoj hyrjen përmes komandës në tabelën e tij.

Piloti para vetës e ka ndërprerësin për kontrollin e derës me pozicionet “i hapur”, “normal” dhe “i mbyllur”.
Gjithashtu, në kabinë ekziston edhe sinjalizimi zanor dhe me dritë, që i njoftojnë pilotët për thirrjet e pjesës tjetër të bordit, për të siguruar gjendjen e bravave dhe sistemit të sigurisë, si dhe tentimin eventual të hyrjes më dhunë në kabinë.

Në rast se personat në kokpit nuk reagojnë, atëherë personali i fluturakes mund ta hap derën duke e shtypur shifrën e cila mund të jetë nga dy deri në shtatë shifra.

Shifrat gjithnjë para fluturimit programohen, kurse ekziston edhe një mekanizëm për raste urgjente, që personeli mund ta hap derën.

Megjithatë, për arsye sigurie, brava edhe në atë rast mund të bllokohet me shtypjen e butonit që gjendet në kokpit.

Sipas informacioneve të fundit, aeroplanin “Germanwigs” e drejtonte kopiloti, i cili për 10 minuta nuk u përgjigj në thirrjet e pilotit dhe tentimin e tij që të kthehet në kabinë.

Nga aksidenti i aeroplanit “Germanwigns” mbeten të vdekur 150 persona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat