Pse u la të fluturonte ky njeri?

Lajme

Pse u la të fluturonte ky njeri?

Më: 26 mars 2015 Në ora: 12:00

(I plotësuar) - Piloti i Germanwings, që e përplasi qëllimisht avionin në Alpet Franceze, duke vrarë 150 personat në bord, kishte ndërprerë trajnimin e tij për shkak se vuante nga depresioni dhe sindroma “burnout” (lodhje mendore dhe humbje e interesit për punën).

Megjithatë Andreas Guenter Lubitz u la të fluturonte, duke sjellë një tragjedi që ka tronditur botën.

Lubitz, pilot i dytë, u mbyll brenda në kabinë, duke lënë jashtë pilotin e parë.

Ai e shkatërroi avionin qëllimisht, thanë prokurorët.

Sot është mësuar se 28- vjeçari ishte detyruar të shtynte një trajnim për pilot në vitin 2008, për shkak të problemeve mendore.

Një mik i tij tha se ai ishte në depresion.

Megjithatë drejtuesit e kompanisë Lufthansa, që ka në pronësi Germanwings, thanë se ai kishte kaluar të gjitha testet mjekësore dhe ishte 100 përqind në gjendje për të fluturuar.

Prindërit e pilotit kanë mësuar se i biri i tyre ishte vrasës në masë vetëm pak minuta përpara konferencës bombastike të prokurorëve francezë.

Prokurorët thanë se kjo ngjarje nuk ka lidhje me terrorizimin.

Avioni Airbus A320 po fluturonte nga Barcelona drejt Dyseldorfit në Gjermani.

Pasi e la jashtë pilotin e parë, Lubitz e vendosi avionin në kurs përplasjeje dhe nuk foli asnjë fjalë.

Pasagjerët e kuptuan vetëm në sekondat e fundit dhe nisën të ulërijnë.

Gjithçka u bë e ditur pas analizës së kutisë së zezë.

Tragjedia e "Germanwings", ndihmës-piloti e rrëzoi qëllimisht avionin

Ndihmës-kapiteni i avionit të "Germanwings", një 28-vjeçar gjerman, u mbyll brenda në kabinën e pilotimit me synimin për të shkatërruar avionin, ndërsa komandanti përpiqej më kot të rrëzonte derën për të shmangur katastrofën.

Është ky versioni shokues që ofron kutia e parë e zezë e avionit tip “Airbus”, që u rrëzua në Alpet franceze. Versioni është publikuar nga prokurori që po heton tragjedinë, Brice Robin, në Marsejë.

Sipas versionit, në fillim dy pilotët po bisedonin, më pas komandanti ka dalë nga kabina, por në kthim e ka gjetur derën të mbyllur dhe është përpjekur ta hapë.

150 pasagjerët që ndodheshin në bord e kanë kuptuar vetëm në momentin e fundit atë që po ndodhte dhe kanë nisur të klithin. Ata ishin viktima të një drame që hap pas hapi po gjen shpjegim.

“Andreas Lubitz, 28 vjeç, me origjinë nga Montabaur, ishte me shtetësi gjermane dhe nuk është sinjalizuar kurrë si një terrorist i mundshëm”, ka deklaruar prokurori Robin.

I pyetur se cilës prejardhje etnike i përkiste, hetuesi nuk ka qenë në gjendje të përgjigjej, por ka përjashtuar për momentin pistën e terrorizmit.

“Avioni ishte në funksion përmes pilotit automatik. Komandanti i tha ndihmësit të tij: ‘Po të lë drejtimin’ dhe më pas shkoi në tualet. Më pas, ndihmësi bllokoi aksesin në kabinë dhe, sipas të dhënave të rekuperuara nga kutia e zezë, ishte gjallë në momentin e impaktit. Për rrjedhojë, mbeti i vetëm në kabinë dhe aktivizoi butonët e zbritjes së avionit”, ka thënë prokurori.

Sipas të dhënave të kompanisë “Lufthansa”, 28-vjeçari kishte nisur punën në këtë grup në shtator 2013 dhe kishte bërë që prej atëherë 630 orë fluturim.

Ndërsa kapiteni kishte mbi 6 mijë orë fluturim dhe ishte piloti i parë i Germanwings që nga maji 2014. Më parë, përveçse për “Lufthansa” kishte punuar edhe për kompaninë “Condor”.

Pas publikimit të fakteve hija e vetëvrasjes por edhe ajo e një atentati kanë filluar të mbulojnë motivet e tragjedisë. Sipas gazetës franceze “Le Figaro”, hetimi mbi sigurinë ajrore mund të kthehet shumë shpejt në një hetim kriminal.

“Hipoteza e atentatit apo ajo e vetëvrasjes së pilotit që mbeti i vetëm në kabinën e pilotazhit mund të marrin më shumë peshë në orët në vazhdim”, shkruan gazeta.

Ndërsa e përditshmja tjetër “Le Monde” pretendon për një tjetër pistë kur shkruan në edicionin e saj online se, ishte komandanti i bordit që ndodhej në kabinë dhe bashkëpunëtori i tij jashtë saj.

Prokurorët: Kopiloti bllokoi kapitenin jashtë kabinës dhe qëllimisht përplasi avionin me malin

Një avion Airbus A320, i kompanisë gjermane Germanwings, që udhëtonte nga Barcelona në Dusseldorf u rrëzua te marten në jug të Francës pranë Digne-les-Bains. Në bordin e avionit ishin 150 persona (144 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit), asnjëri nuk mbijetoi. Pas thirrjes së emergjencës, dërguar në orën 10:47, avioni u zhduk nga radari, duke humbur 9.000 metra lartësi mbi nivelin e detit në vetëm 10 minuta.

“Bashkë-piloti i avionit ka bllokuar kapitenin e tij jashtë kabinës para se qëllimisht ta përplaste mjetin me një mal”, kanë shpallur sot zyrtarisht prokurorët francezë.

Prokurori francez Brice Robin dha detaje të mëtejshme rrënqethëse për atë se çfarë ka ndodhur, dhjetë minuta në kabinë, para se avioni A320 Airbus të përplasej në Alpet franceze, duke i marrë jetën 150 personave.

Duke zbuluar të dhëna të nxjerra nga regjistruesi i kutisë së zezë të avionit, ai tha se bashkë-piloti, i identifikuar si 28-vjeçari gjerman Andreas Günter Lubitz- ka bllokuar kapitenin e tij jashtë kabinës.

Në këtë pikë, Lubitz ka shkaktuar zbritjen e shpejtë të avionit, diçka që mund të bëhet vetëm me dorë, sipas hetuesve.

Z. Robin tha: “Qëllimi ishte që të shkatërronte aeroplanin. Vdekjet ishin të menjëhershme. Avioni goditi malin në 700 km në orë”.

“Unë nuk mendoj se pasagjerët kanë kuptuar se çfarë po ndodhte deri momentet e fundit sepse në regjistrim dëgjohen britma vetëm në sekondat e fundit”,- vijoi ai.

Kapiteni, i identifikuar nga mediat lokale si një shtetas gjerman babai i fëmijëve, Patrick S, dëgjohet duke kërkuar të futet në kabinë, por ai merr asnjë përgjigje.

New York Times: Një nga pilotët e avionit kishte mbetur jashtë kabinës

New York Times, duke cituar ekstrakte të rregjistrimeve të kutisë së zezë që është gjetur tashmë, thotë se në 8 minutat fatale në të cilat avioni ka rënë pothuajse në një pikiatë dëgjohet piloti “nga jashtë që trokiste fillimisht lehtë dhe më pas, kur nuk ka marrë përgjigje, me forcë, por gjithmonë pa marrë përgjigje, e cila nuk erdhi asnjëherë”.

Zbulimi më i fundit i botuar nga New York Times, nëse është i vërtetë, nis e paraqet një panoramë dramatike të momenteve të fundit në kabinë.

Por mbeten ende shumë pikëpyetje:

Përse avioni ra me shpejtësi? Zakonisht dyert e mbyllura nuk shkaktojnë rrëzimin e një avioni.

Përse piloti nuk mundi ta hapë derën? Ka një procedurë emergjence që duhet t’i lejojë të kthehen në kabinë.

Kush fluturonte? Tani ne dimë që bashkëpiloti ishte relativisht i paeksperiencë. A mos po përpiqej ta përballonte i vetëm emergjencën?

Nëse vërtetë ka patur trokitje në derë, kjo mund të sugjerojë gjithashtu që të paktën ka patur ajër në kabinë, sepse është e qartë që dikush ka qenë në gjendje të marrë frymë. Më parë ishte folur për rënie të presionit që kish shkaktuar vdekjen e të gjithëve.

Eshtë e habitshme që informacione të tillë të ndjeshëm kanë dalë – ndonëse ende të pakonfirmuar zyrtarisht. Rregullat që përcaktojnë se kush dëgjon kutinë e zezë janë shumë të rreptë. Vetëm një grusht njerëzish lejohen normalisht që të futen në sallën ku luhet rregjistrimi i saj.

Ora 09:33: Nuk po dalin emrat e pilotëve dhe në të njëjtën kohë nuk jepen informacione se kush do i nxjerrë këta emra.

Po kështu, nga Lufthansa thanë se “nuk mund të konfirmojnë informacionet e nxjerrë nga New York Times, pasi hetimi është përgjegjësi e autoriteteve francezë”.

Të dy pilotët ishin trainuar në Shkollën e Fluturimit të Lufthansas në Bremen.

Kapiteni kishte më shumë se 600 orë fluturim eksperiencë. Ai ishte futur në Germanëings në maj 2014.

Më herët ai kishte qenë pilot me Lufthansan dhe Condor, një kompani ajrore partnere e Lufthansas.

Oficeri i parë është futur në Germanwings në vitin 2013. Ai kishte afro 630 orë fluturim. Askush nuk ka konfirmuar nëse kjo ishte puna e tij e parë si pilot profesionist.

09:22: Unioni i pilotëve gjermanë nuk ka bërë komente dhe nuk ka dhënë informacione deri në konferencën e ardhshme për shtyp të Germanwings, që do të mbahet sot në 14:30. Ata bënë të ditur se nuk do i japin emrat e pilotëve pasi kjo i takon kompanisë.

Shkolla e Fluturimit të Lufthansas në Bremen bëri të ditur se u është kërkuar të mos nxjerrin emrat dhe asnjë informacion, pasi këta do të jepen vetëm prej zyrës së informacionit të Lufthansas në Frankfurt.

09:01 David Kaminski-Morrou, botues i revistës FlightGlobal tha për shtyin se kishte patur rastë aksidentesh në Mozambik dhe Japoni ku kish ndodhur dicka e ngjashme. Ai tha: “Zakonisht dera e pilotit mbyllet dhe që të futesh brenda duhet të fusësh një kod, por në brendësi ka një “buton” të thjeshtë në panelin e kontrollit që piloti mund ta shtypë për të mos lejuar hapjen e derës. Duket se ky aksident ka precedentë. Unë po filloj të mendoj për numrin e aksidenteve dhe viktimave që kanë patur si shkak mbylljen e derës dhe nëse “shulet” e dyerve të pilotëve po shpëtojnë jetë”.

Ish instruktori i Lufthansas, Stephen Uright tha se ka patur një incident 12 muaj më parë në SHBA ku një prej pilotëve kishte mbetur jashtë kabinës. Në atë rast piloti tjetër kishte kërkuar një ulje emergjence të cilën e kishte kryer me sukses.

08:45: Ekspertë të aviacionit të intervistuar nga AFP kanë sugjeruar versione të ndryshëm të asaj që mund të ketë ndodhur, duke u nisur nga lajmi i NYT. “Nëse pilotët nuk e ndalën avionin nga fluturimi në male, kjo ka ndodhur sepse ai brenda kabinës mund të ketë qenë i pavetëdijshëm ose i vdekur, ose ata kishin vendosur të vdisnin, ose janë detyruar të vdesin”, tha një ekspert.

08:01: “Nuk më pëlqen”, tha një ekspert francez i cili shton se analiza e tij fillestare është bazuar në informacionin e kufizuar në dispozicion. “Më duket shumë e cuditshme: kjo zbritje shumë e gjatë në shpejtësi normale pa komunikim, ndonëse moti ishte shumë i kthjellët”. “Deri tani nuk kemi prova që të cojnë në një shpjegim të qartë teknik”, tha ai. “Kështu që do të na duhet të mendojmë edhe për mundësinë e një veprimi të qëllimshëm njerëzor”.

07:45 Një gazetë gjermane citon një pilot të kompanisë ajrore të ketë thënë se ai avion nuk pëlqehej shumë nga pilotët dhe ekuipazhi sepse ishte i njohur për defektet teknikë. Ishte një prej avionëve që qëndronte më shpesh në tokë, tha piloti që donte të mbetej anonim. Një ditë para aksidentit avioni kishte qëndruar në tokë për shkak të një defekti në një nga portat e përparme.

06:58 New York Times, duke cituar ekstrakte të rregjistrimeve të kutisë së zezë që është gjetur tashmë, thotë se në 8 minutat fatale në të cilat avioni ka rënë pothuajse në një pikiatë dëgjohet piloti “nga jashtë që trokiste fillimisht lehtë dhe më pas, kur nuk ka marrë përgjigje, me forcë, por gjithmonë pa marrë përgjigje, e cila nuk erdhi asnjëherë”.

Burimi i cituar nga New York Times nënvizon se ky informacion është shumë i rëndësishëm por ende nuk ka një shpjegim përse A320 ka filluar rënien. “Nuk dimë ende përse njëri prej dy pilotëve doli nga kabina. E vetmja gjë e sigurtë është se në minutat e fundit të fluturimit piloti tjetër ishte vetëm dhe nuk e hapi derën”. /Bota.al

Qyteti gjerman i Haltern në gjendje shoku për vdekjen e 16 studentëve dhe dy profesorëve në tragjedinë ajrore

Në bordin e avionit të Xhermanuings të rrëzuar në juglindje të Francës ndodhej dh një grup studentësh nga qyteza gjermane e Haltern. Grupi përbëhej nga 16 studentë dhe dy mësues. Ata po ktheheshin ën shtëpi pas një jave në Spanjë për një project shkëmbimi ndërkulturor, një eksperiencë kjo shumë e përhapur në Gjermani. Në aeroportin e barcelonës ata ishin shoqëruar nga familjet që i kishin mikpritur për një javë. Një tabelë e varur në hyrje të shkollës kujton studentët, ndërsa shokët e tyre të shkollës kanë vazhduar nëj ditë shumë të vështirë mësimore. kryebashkiaku i Haltern e ka konsideruar si dhimbjen më të madhe në historinë e qytezës. Prindërit e viktimave po mbështeten nga një grup psikologësh të cilët veprojnë në mënyrë vullnetare.


Këta janë disa nga nxënësit gjermanë që vdiqën në fluturim “Germanwings,” të cilët u rrëzuan në Alpet, duke vrarë kështu 150 pasagjerë . Adoleshentët kishin qenë në një udhëtim të këmbimit një javore në Barcelonë dhe po fluturonin për në shtëpi, kur aeroplani u rrëzua të martën në mëngjes. Këto janë fotot të cilat janë bërë në muajin dhjetor , kur homologët e tyre spanjollë vizituan Gjermaninë, si pjesë e udhëtimeve të këmbimit midis dy shkollave.


Mësuesesja spanjolle Sonja Cercek është një nga dy arsimtarët e cila gjendej në fluturim , ku mendohet se është zhdukur së bashku me klasën e saj të 16 nxënësve.....


Studentët janë mbledhur në shenje përkujtimi duke vendosur lule dhe qirinj para shkollës së mesme Joseph - Koenig - Gjimnazin në Haltern. Shikoni ata në këtë mëngjes janë mbledhur për të paguar ‘haraç’ për shokët e klasës e tyre të cilët u zhdukën


Zyrtarët konfirmuan se 50 këshilltarët janë hartuar në shkollë, për të ndihmuar nxënësit, mësuesit dhe prindërit deri sa ata u mblodhën jashtë.


Qirinj, lule dhe kartat janë vendosur jashtë hapave te shkollës, pas lajmit të vdekjes së vitit te 10 nxënësve


Mbetjet zanore në kutinë regjistruese janë nxjerrë nga vendi pas përplasjes dhe kanë qenë të dëmtuara keq


Fotot e regjistruesit janë publikuar nga Byroja d' Enquetes et d' Analizat ( BEA ) i cili tha se edhe pse janë dëmtuar , ata shpresojnë të rifitojnë disa informacione prej saj.


Një helikopter shpëtimi nga xhandarmëria franceze, është e parë duke fluturuar sot mbi Alpet dhe si ekip ata në vazhdimësi janë duke kërkuar për mbetjet nga aksidenti tragjik.


Helikopterët e xhandarmërisë franceze janë marrë nga jashtë për një tjetër kërkim-shpëtimi rreth operacionëve nga Syne Les Alpes në këtë mëngjes


Kryqi i Kuq francez, në shenjë solidarizim dhe humanzimi kanë hedhur jashtë shtretër për familjet e viktimave që humbën jetën në aksidentin Germanwings të martën në mëngjes


Dhjetra studentë mbërritin në Joseph - Koenig nw Gjimnazi këtë mëngjes, për të ngushëlluar nga afwr njëri-tjetrin pas rrëzimit.


Studentët u fotografuan të pwrqafuar me njëri-tjetrin duke qëndriat kështu para Shkollës "Joseph Koenig" këtë mëngjes



Fëmijët ngushëllojnë njëri-tjetrin pasi ata mbërritën në shkollë "Joseph - Koenig " këtë mëngjes duke i bërë kështu edhe nderimet e tyre tw fundit



Nxënësit vënë qirinj dhe lule në haraç të 16 fëmijëve dhe dy mësuesve që humbën jetën në fluturim



Një grua është parë duke ndezur një qiri jashtë pranw shkollës nw shenjë pwrkujtimi që thjesht lexon ' warum ', që do të thotë 'pse' ?


Të gjithë nxënësit sot lënë mesazhe për viktimat e aksidentit ajror dhe për familjet e tyre,në një shtyllë në aeroportin e Dusseldorf-it


Marina Bandres Lopez - Belio Spanish, gruaja që jetonte në Mançester e cili po ashtu po udhëtonte me djalin e saj shtatë muajsh, vdiq në aksident...



Vdekur : Këngëtarja austriake operas Maria Radner ishte në fluturim " Germanwings Airbus A320" me burrin e saj dhe fëmijën kur ai u rrëzua në Alpet franceze , duke vrarë kështu 150 njerëz në bord.


Si një rojë e bukur kjo pamje u la jashtë shkollës , ndërsa të tjerët ndryshuan Facebook-un me fotot e tyre të mbuluar në të zezë , me mesazhin ' Haltern" që mban emrin " zi " apo " kob"


Kurrë sdo te harrohen...Ishte motoja e kesaj fotoje... Nxënësit marrin pjesë në një masë në Llinars del Valles - qytetin ku studentët e këmbimit gjermanë vdiqën në aksident ajror Germanwings duke vijuar shkollën pranë Barcelonës


Një punonjës Lufthansa është parë për herë të parë duke nënshkruar në një libër ngushëllimi në Frankfurt të Gjermanisw pas përplasjes...

Revolta e pilotëve: Ne nuk fluturojmë më. Të hënën avioni kish patur probleme

Avioni i rrëzuar dje në Alpet e Francës është ndalur disa orë të hënën në Dyseldorf për një problem teknik. E ka deklaruar vetë Lufthansa. Arsyeja e ndalimit, një problem në “Nose landing door” – “Derën e përparme”.

“Një problem që është kapërcyer tërësisht – ka thënë zëdhënësja e Lufthansas – aq sa në 10 të mëngjesit avioni është kthyer të vazhdojë me shërbimet e rregullt”. “Nose landing door” është një sportel i palosshëm i trupit të avionit, që hapet e mbyllet kur ai shtyhet apo tërhiqet. Avioni ka qëndruar jashtë shërbimi për disa orë. Tragjedia në Francë ka provokuar menjëherë një reagim proteste nga ana e personelit të Germanwings: kompania u detyrua të anulojë të paktën 30 fluturime, nga të cilët 7 niseshin prej Dyseldorfit, sepse ekuipazhët refuzuan të fluturojnë. Këtë gjë e ka komunikuar zëdhënësja e Lufthansas duke shpjeguar se “ekuipazhet nuk ishin të plotë”, pa saktësuar nëse refuzimi ka qenë i pilotëve, apo asistentëve të fluturimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat