SHBA-ja mirëpret dekretimin e ligjit në Kosovë për luftëtarët e huaj

Lajme

SHBA-ja mirëpret dekretimin e ligjit në Kosovë për luftëtarët e huaj

Më: 26 mars 2015 Në ora: 10:02

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë përgëzuar presidenten e Kosocvës, Aifete Jahjaga, dhe Kuvendin e Kosovës, për miratimin dhe dekretimin e ligjit që sanksionon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja.

“Ky legjislacion është një instrument i rëndësishëm në kuadër të një strategjie më të gjerë për të luftuar ekstremizmin e dhunshëm. Shtetet e Bashkuara vlerësojnë partneritetin që kanë me Kosovën, në lufitën globale kundër ekstremizmit të dhunshëm”, thuhet mes tjerash në komunikatën e publikuar nga ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat