Podujeva bëhet me Qendër Informative Këshilluese për Bujqësi

Lajme

Podujeva bëhet me Qendër Informative Këshilluese për Bujqësi

Më: 6 mars 2015 Në ora: 22:26

Fermerët e komunës së Podujevë do kenë një adresë ku do të mund të marrin këshilla për bujqësi, lidhur me të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me prodhimet bujqësore, duke filluar nga mbjellja, kujdesi për të mbjellat e deri tek grumbullimi i produkteve të kulturave bujqësore.

Qendra Informative Këshilluese Komunale për Bujqësi, që u hap të premten, me mbështetje të BE-së, Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) dhe Komunës së Podujevës do të jetë në shërbim të fermerëve të Komunës së Podujevës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat