Kjo është kinemaja e horrorit të ISIS-it (Video)

Lajme

Kjo është kinemaja e horrorit të ISIS-it (Video)

Më: 6 mars 2015 Në ora: 21:20

Së fundmi ISIS-i ka shfaqur edhe kinemanë e tyre ku, ata i shikojnë mizoritë e fundit të grupit terrorist të shfaqura në një ekran të madh.

Fotografitë janë të marra në provincën Aleppo ku tregohet turma e ulur këmbëkryq në katin e një teatri ku ata shikojnë pamjet e tmerrshme, të ekzekutimeve dhe njerëzve që u dogjën të gjallë për vdekje.

Videoja më e popullarizuar në këtë kinema duket të jetë vrasja brutale e pilotit jordanez Mu’ath al-Kasasbeh, i cili u dogj i gjallë nga ISIS-i këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat