Ambasadori Cliff vizitoi Gjakovën

Lajme

Ambasadori Cliff vizitoi Gjakovën

Më: 6 mars 2015 Në ora: 18:08

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë z. Ian Cliff, sot ka vizituar Komunën e Gjakovës, ku është takuar me Kryetaren e Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari –Lila. Në këtë takim kryetarja e komunës Mimoza Kusari–Lila, e ka njoftuar ambasadorin britanik me rrjedhat dhe proceset që po zhvillohen në komunën e Gjakovës, kryesisht me proceset zhvillimore ekonomike. “ Kemi biseduar me ambasadorin z Cliff, me angazhimet e institucioneve komunale në shumë procese, veçanërisht me ato ekonomike”, ka thënë kryetarja Mimoza Kusari-Lila. Ajo ka thënë se me ambasadorin z. Cliff është biseduar lidhur me implementimin e Zonës së Lirë Ekonomike, pastaj me angazhimin tonë për mundësitë e funksionimit apo aktivizimin të aeroportit të Gjakovës, si dhe shumë çështje tjera që i përkasin fuqizimit të Gjakovës në zhvillimin ekonomik.

Më tutje lidhur me diskutimin që është zhvilluar me ambasadorin Cliff, kryetarja e Gjakovës ka theksuar çështjen edhe për vizitat e qytetarëve minoritar serb në Kishën Ortodokse, në Gjakovë. Ndërkohë, ambasadori Cliff, ka thënë se kryetarja e Gjakovës po bënë maksimumin që ta fuqizoj zhvillimin ekonomik dhe biznesin nga ai jo formal në atë formal, dhe zgjerimin e hartës së biznesit. E kam vlerësuar punën e kryetares sa i përket ambicieve të saja dhe institucioneve komunale në përpjekje të implementimit të zonës së lirë ekonomike të aeroportit dhe të projekteve tjera që do të mundësojnë shtimin e numrit të bizneseve dhe të punësuarve. Ne ka thënë Cliff, po mbështesim bizneset dhe po i përkrahim ato, kryesisht bizneset që i krijon dhe po i zhvillojnë gratë.

Ambasadori Britanik z. Ian Cliff, së bashku me kryetaren e komunës Mimoza Kusari-Lila, më tutje kanë vizituar edhe biznesmenen gjakovare Time Zenunin, e cila ka arritur me sukses në zhvillimin e biznesit të saj “Kartolina Magjike”. Ky projekt që po zhvillohet në Gjakovë, Hoq dhe Klinë “Bashkëpunimi ndëretnik i bizneseve joformale të Grave”, është përkrahur e financuar nga Ambasada Britanike në Kosovë me moton “Suksesi arrihet me punë dhe qasje të drejtë”. Ambasadori z. Cliff, dhe kryetarja Mimoza Kusari-Lila, janë njoftuar për punën e Time Zenunit, në biznesin e saj me prodhimin e kartolinave festive, që dita ditës po arrini zgjerimin e tregut për plasim të këtij prodhimi. Time Zenuni, ka falënderuar ambasadorin Cliff, për mbështetjen financiare në projektin e saj, e njëkohësisht edhe komunën./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat