Pa u zbardhur vrasjet politike nuk do ketë pajtim në Kosovë

Lajme

Pa u zbardhur vrasjet politike nuk do ketë pajtim në Kosovë

Nga: Intervistoi: Mimozë Lakna Më: 6 mars 2015 Në ora: 17:03

Politikani Naser Rugova, thotë se do t`i hyjë garës për strukturat e larta të LDK-së, por jo edhe për postin e kryetarit të partisë ashtu siç është propozuar nga një grup anëtarësh të LDK-së. Rugova në një interviste për “Bota sot” thotë se LDK-ja në garën e ardhshme elektorale do jetë bindshëm partia e parë në vend. Në zgjedhjet brenda LDK-së, Rugova pret masovitet, angazhim të anëtarësisë, dinamizëm, freskim dhe fuqizim të sajë.

“Bota sot”: Z. Rugova, si e vlerësoni procesin zgjedhor të brendshëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës?

Naser Rugova: LDK-ja si partia me përvojën dhe traditën më të madhe në spektrin politik shqiptar, gjithmonë ka organizuar zgjedhje të mira, fer dhe demokratike, me përfshirje masovike që janë model për spektrin politik të vendit. Edhe zgjedhjet e brendshme që pritet të fillojnë këto ditë pa dyshim që do të jenë shembull i organizimit të mirë, demokratik dhe konform normave statutare të partisë.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat