Ja pse po ikin investitorët gjerman!

Lajme

Ja pse po ikin investitorët gjerman!

Nga: Diana Bunjaku Më: 6 mars 2015 Në ora: 16:52

Janë shuar rreth 39 biznese të huaja dhe rreth 20 për qind vendore, të cilat kanë pasur mesatarisht më shumë se 2 punëtorë.

Krahas sektorëve të ndryshëm në Kosovë dihet se edhe sektori i ekonomisë ka pësuar nga zhvillimet e fundit. Dhe ndonëse thuhet se Kosova nuk shquhet për klimë të favorshme të zhvillimit ekonomik, por kohëve të fundit fluksi i mbylljes së bizneseve veçmas atyre të huaja është shqetësues për komunitetin e biznesit në Kosovë.

Bazuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës del se për gjashtë muaj bilanci i investimeve të huaja direkte ishte 37.5 milionë euro që paraqet rënie të konsiderueshme krahasuar me vlerën prej 141 milionë euro në periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

Samir Krasniqi, president i Odës Ekonomike Gjermano – Kosovare, tha se ikja e disa bizneseve gjermane nga Kosova, është e dhimbshme dhe mjaftë komplekse.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të shtunën dhe të dielën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat