Erleta Hoti këshilltare e Edita Tahirit

Lajme

Erleta Hoti këshilltare e Edita Tahirit

Më: 6 mars 2015 Në ora: 14:04

Ish-kandidatja për deputete në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Erleta Hoti, tashmë do të jetë pjesë e dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë në cilësinë e këshilltares së kryenegociatores Edita Tahiri.

Lajmin e ka konfirmuar për Indeksonline, vet Edita Tahiri, e cila ka thënë se Erleta Hoti është pjesë e ekipit të ri të këshilltarëve të saj, qysh para 2 muajsh.

“Po Erleta është këshilltare e imja, që para dy muajsh, kur edhe e kam krijuar ekipin e ri të këshilltarëve”, ka konfirmuar Tahiri.

Ajo ka thënë se beson në punën e Erleta Hotit, duke thënë se ka vlerësime të larta, pasi që thotë se Hoti ka qenë një studente e shkëlqyer në fakultetin e Shkencave Politike.

“Erleta ka qenë studente e imja, dhe ka qenë e shkëlqyeshme si studente, më ka ardh mirë që ajo ka shpreh vullnetin që të jetë pjesë e ekipit tim”, ka thënë Tahiri.

Ndryshe, Erleta Hoti është njëra ndër ish kandidatet e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila ka shfryrë e sharë, nëpërmjet rrjeteve sociale për secilin aktivitet të Qeverisë së Kosovës. Ajo ka qenë e ashpër dhe e zëshme edhe kundër dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë i cili vazhdon të mbahet në Bruksel.

Përveç kësaj, Hoti ka bërë edhe deklarata të fuqishme “moraliste”, se si nuk duhet ndërruar qëndrime për shkak të interesave personale, por se ajo vet do tashmë është këshilltare e ministres pa portofol në qeverinë e Kosovës, Edita Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat