Delegacioni i komunës së Vushtrrisë bëri homazhe në Prekaz

Lajme

Delegacioni i komunës së Vushtrrisë bëri homazhe në Prekaz

Më: 6 mars 2015 Në ora: 13:53

Në ditën e dytë të manifestimit tradicional, “Epopeja e UÇK-së”,një delegacion i komunës së Vushtrrisë,i përbër edhe nga Shoqatat e dalura nga lufta e UCK, në krye me Bajram Mulakun,kryetar, kanë bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt. Delegacioni i komunës së Vushtrrisë vizitoi edhe familjen Jashari,ku u prit nga z.Murat Jashari.

Lirinë që sot ne e gëzojmë,Kosova si shtet sovran dhe i pavarur,është rezultat i luftës së lavdishme të UÇK-së, komandantit legjendar Adem Jashari ,familjes emblematike Jashari dhe të gjithë të rënëve në altarin e lirisë,ka thënë më këtë rast kryetari i komunës ,Bajram Mulaku.

Përfaqsuesit komunal fillimisht bën homazhe para pllakave përkujtimore të dëshmorëve dhe martirëve në qytet,pastaj vizituan dhe vendosën buqetë lulesh te Shtatorja e Komandanit legjendar Adem Jashari, në lapidarin e heronjëve Zahir Pajaziti,Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu, Kompeksin e varrezave të dëshmorëve të UÇK në Bletaj të Vushtrrisë dhe në Shipol të Mitrovicës si dhe varri i heroit Enver Zymberi në fshatin e tij të lindjes ,në Dubovc të Vushtrrisë. Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat