Bashkim Fazliu: Kthjelluni ose do të detyrohemi t’ju kthjellim

Lajme

Bashkim Fazliu: Kthjelluni ose do të detyrohemi t’ju kthjellim

Më: 6 mars 2015 Në ora: 12:28

Asambleisti ferizajas, Bashkim Fazliu- Migjeni i ka kritikuar institucionet komunale të Ferizajt, të cilat për nder të Ditës së Dëshmorëve nuk bën homazhe. Fazliu ka thënë se ky është turpi i radhës nga institucionet lokale dhe nga partitë në këtë komunë.

Lexojeni të plotë reagimin e tij:
REAGIM
TURPI I RRADHËS: HOMAZHET E INJORUARA NGA INSTITUCIONET KOMUNALE, NGA DEPUTETËT FERIZAJAS, NGA KUVENDI KOMUNAL DHE NGA SUBJEKTET MË TË MËDHA POLITIKE NË FERIZAJ
Sot, me 6 mars 2015 – “Ditën e Dëshmorëve” në Kosovë, në Homazhet e përvitshme që organizohen për nder të të gjithë Dëshmorëve në kuadër të “Epopesë së UÇK-së”, u injoruan nga krerët e Ekzekutivit Komunal të Ferizajt, u injoruan nga Deputetët ferizajas në Kuvendin e Kosovës, u injoruan nga Kuvendi Komunal e Anëtarët e Kuvendit, u injoruan nga pothuajse të gjitha subjektet politike në Ferizaj.
Po të ishim në kohë zgjedhjeje e fushatash, rendi i njerëzve e sidomos i atyre të apostrofuarëve do të ishte shumë i gjatë. Injorimi i gjakut të derdhur për Liri në këtë ditë kaq të shenjtë të Kombit tonë, do t’u zë frymën që të gjithëve! Këtë ua garantoj!
Pas harrimit të Himnit Kombëtar e një varg shkeljesh tjera, injorimi i sotëm është TURPI i rradhës!
Çfarë shteti jemi duke krijuar kështu e për çfarë shteti kemi luftuar dhe ka derdhur gjak populli ynë breza me rradhë?
Një gjë është e sigurtë: asnjëri nga Dëshmorët nuk ka ra dhe asnjëri nga ne nuk kemi luftuar për këtë lloj shteti, për këtë lloj sistemi!
KTHJELLUNI OSE DO TË DETYROHEMI T’JU KTHJELLIM!
Me përulje para Lavdisë,
Bashkim Fazliu Migjeni
Veteran i luftës i UÇK-së

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat