Prishtina ndanë mirënjohje për mësimdhënësit

Lajme

Prishtina ndanë mirënjohje për mësimdhënësit

Më: 6 mars 2015 Në ora: 10:22

Drejtoria Komunale e Arsimit do të ndajë mirënjohje për punëtorë të dalluar të arsimit dhe për veteranët e arsimit. Njëkohësisht, mirënjohje dhe diploma do të ndahen edhe për nxënësit që ishin pjesëmarrës në “Olimpiadën e matematikës”.

Me këtë rast, do të shfaqet edhe një program kulturor – artistik për nderë të “7 Marsit”, i përgatitur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Kjo ngjarje do të mbahet sonte në amfiteatrin e shkollës së mesme, fillore dhe parashkollore"American School of Kosova", e cila ndodhet afër Pallatit të Rinisë./Kosovapress/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat