Edhe sot borë në Kosovë

Lajme

Edhe sot borë në Kosovë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 08:04

Kosova edhe sot po përballet me reshjet e borës, që po përcillen edhe me erë të fortë dhe të ftohtë.

Ndërkohë, dje mbi vendin tonë pati reshje shiu dhe vende-vende edhe reshje bore. Mirëpo në orët e mbrëmjes, reshjet e borës janë intensifikuar dhe gjithandej vendit është bardhur toka.

Rrugët janë të pastruara pjesërisht dhe ka vështirësi në qarkullim. Ndryshe, sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, reshjet e shiut dhe borës do të vazhdojnë deri ditën e shtune, kurse temperaturat minimale do të ulen deri në -3C celsius, derisa maksimalet do të arrijnë deri 4C celsius./KP/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat