Moti për ditët në vazhdim

Lajme

Moti për ditët në vazhdim

Më: 6 mars 2015 Në ora: 07:37

Ditëve në vijim do të mbajë mot i ftohtë, kryesisht i vranët, me erë dhe me reshje bore. Nesër priten reshje të dobëta bore kohëpaskohe, në mëngjes dhe në mbrëmje. Gjatë ditës së shtunë do të ketë reshje më të qëndrueshme bore, e të dielen pasdite dhe në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë. Temperaturat do të jenë në zbritje, me minimale në -1C deri -4C, e ato maksimale do të sillen nga +1C deri +3C. Do të fryejnë erëra të ftohta veriore me shpejtësi 6-14m/s.
Në fillim të javës do të vazhdoj të mbajë mot i ftohtë, por me intervale me diell, të cilat gjatë ditës së martë do të jenë më të gjata. Të martën në mëngjes në ultësira mundësi edhe për mjegull. Temperaturat minimale do të zbresin në -8C deri -10C, e ato maksimale do të ngriten deri në 4C. Erërat do të fryejnë nga verilindja 2-5m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat