Mustafa: Rënia e familjes Jashari e pa krahasueshme për lirinë e vendit (Video)

Lajme

Mustafa: Rënia e familjes Jashari e pa krahasueshme për lirinë e vendit (Video)

Më: 6 mars 2015 Në ora: 07:30

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa bashkë me kabinetin qeveritar ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz për të nderuar sakrificën e familjes Jashari për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

Mustafa tha se rënia e familjes Jashari dhe komandantit Adem Jashari ishte e pa krahasueshme për lirinë e vendit.

Ai nuk ka dashur të flas, lidhur me reagimin e familjes Jashari për mos intonimin e himnit kombëtar.

Vizitë në kompleksin Memorial Adem Jashari po bëjnë edhe shumë qytetar e personalitet të ndryshme. Aty u panë edhe Komandanti i FSK-së, Kadri Kastrati, Shpend Ahmeti e shumë të tjerë.




Thaçi: Sakrifica e Jasharajve na shërben si udhërrëfyes për të ardhmen

Ndërkaq Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi tha se në Prekza u kujtua heroizmi i familjes Jashari.

"Sot në Prekaz kujtuam heroizmin e familjes Jashari. Vepra e tyre e jetësoi kthesen historike, që populli ynë e aspironte me shekuj të tërë. Sakrifica sublime e Jasharajve në marsin e vitit 1998 është rast i pashembullt i dashurisë e vetëmohimit për atdheun dhe na shërben si udhërrëfyes për të ardhmen e republikes sonë të re.HTH", shkruan Thaçi në Facebook.

Veseli: Prekazi, nxitje për të qenë më të përgjegjshëm

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka bërë homazhe në Prekaz, ku tha se sot kujtojmë të gjithë ata që kanë ra për lirinë tonë.
“Përulemi para varrit të tyre me dinjitet dhe respekt dhe në të njëjtën kohë le të jetë një nxitje për ne që të jemi më të përgjegjshëm dhe më të vendosur në rrugën drejt prosperimit dhe konsolidimit në zhvillimin ekonomik dhe integrime evropiane”, ka thënë ai.

Delegacioni i Vetëvendosjes vizitoi familjen Jashari në Prekaz

Një delegacion i lëvizjes Vetëvendosje i bënë sot vizitë familjes Jashari në Prekaz të Skenderajt.

Delegacioni i Vetëvendosjes ishte në përbërje të Visar Ymerit, Shpend Ahmetit, Albin Kurti, Glauk Konjufca, Rexhep Selimi, Ajnishahe Halimi, Hysen Durmishi.

Limaj: Duke nderuar familjen Jashari, nderojnë gjithë dëshmorët

Kryetari i Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, bashkë me drejtues të tjerë të partisë kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Prekaz në kuadër të Epopesë së UÇK-së, në të cilën kujtohet sakrifica e familjes Jashari.

Limaj tha se duke nderuar Epopenë dhe familjen Jashari, nderojnë gjithë dëshmorët e rënë për lirinë e Kosovës. Ndërkohë, qytetar të shumtë po vazhdojë të vizitojnë Kompleksin Memorial në Prekaz, ndërsa, pritet që edhe kryetari i Kuvendit të bëjë homazhe në këtë kompleks./Kosovapress/

Sot bëhen homazhet pranë varrit të komandantit legjendar, Adem Jasharit

Sot nisin homazhet pranë varrit të Komandantit legjendar Adem Jashari dhe varrezave të Familjes Jashari, në Kompleksin memorial “Adem Jashari”.

Kryeministri Isa Mustafa, me kabinetin qeveritar, bëjnë homazhe pranë varrit të Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe varrezave të Familjes Jashari në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz të Skenderajt.

Po ashtu edhe Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, do të bëjë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Homazhe në Prekaz do të bëjnë edhe Kryetari i NISMA për Kosovën, Fatmir Limaj, së bashku më anëtarë tjerë të kryesisë./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat