Velijaj: Të largohemi nga retorika e nacionalizmit turbo folk

Lajme

Velijaj: Të largohemi nga retorika e nacionalizmit turbo folk

Më: 6 mars 2015 Në ora: 07:17

(E plotësuar) -Një qytetar i Zveqanit tashmë mund të punoj në Gjirokastër të Shqipërisë pa pasur asnjë pengesë, këtyre punonjësve të dyja vendeve kudo që të punojnë në Kosovë apo Shqipëri pensionet do t’i marrin në pleqëri. Kjo është bërë fal një marrëveshje mesMinistrit të Punës Arban Abrashi dhe homologut të tij shqiptarë Erion Velijaj.

Ata sot nënshkruan marrëveshje për treg të hapur dhe njohje të pensioneve për të dyja vendet.

Abrashi: Një qytetarë nga Zveqani të punojë në Gjirokastër dhe anasjelltas

“Ide është që qytetarët tanë të Kosovës dhe të Shqipërisë të punojnë pa burokraci aty ku gjejnë vend të punës. Një treg i hapur që nënkupton që një qytetarë nga Zveqani të punojë në Gjirokastër dhe anasjelltas. Ky është një hap i parë drejt integrimit funksional dhe do të paraprijë dhe do të jetë model edhe për besoj edhe ministra të tjerë”, ka thënë Abrashi.

Ai po ashtu ka treguar se kanë arritur edhe një marrëveshje më unike në fushën e trajnimeve profesionale ku më shumë preken zonat kufitare.

Abrashi:Marrëveshja është në interes të ngritjes së kapaciteteve

“Marrëveshje edhe më unike ka të bëjë me fushën e trajnimeve profesionale edhe i prek zonat kufitare të Kosovës dhe Shqipërisë dhe është në funksion të ngritjes së kapaciteteve të qytetarëve të cilët janë të interesuar për trajnime profesionale. Në këtë rast përfitojnë qytetarët e zonës së Hasit, Kukësit të cilët pa pagesë do ti shfrytëzojnë qendrat profesionale të Kosovës në Prizren ,Gjakovë dhe Pejë ... . Negjithashtu do të vazhdojmë edhe në fusha të tjera do të vazhdojmë kontakte në përmirësimin e kutikulës në mënyrë që të jetë sa më komplementare edhe do të hap rrugë që të kemi aftësi dhe njohje të certifikatave nga të dy anët e kufirit”, ka thënë Abrashi.

Në ndërkohë, ministri i mirëqenies sociale dhe i rinisë të Shqipërisë, Erion Velijaj, ka thënë se nga këto marrëveshje janë fitues shqiptarët e Shqipërisë kryesisht zonat e veriut.

Velijaj: Me këtë marrëveshje Shqipëria është fituese

“Dua ta pranoj që në këtë marrëveshje fitues kryesisht jemi ne të Shqipërisë në zonat tona të veriut kemi mungesë të infrastrukturës për arsimin profesional qendra të formimit profesional kjo është arsyeja pse e çmoj shumë bujarinë e qeverisë së Kosovës”, ka thënë ai.

Velijaj po ashtu ka thënë se duhet të largohemi nga retorika e nacionalizimit turbo folk sepse ‘të jemi o sa mirë me qenë shqiptarë’ duhet të kemi punë, pension të lartë dhe të aftë për punë. Ai po ashtu ka përmendur se ka punuar 1 vit në Kosovë dhe me këtë marrëveshje do t’i paguhet pensioni.

Velijaj: Duhet të largohemi nga retorika e nacionalizmit turbo folk

“Ne duhet të largohemi nga retorika e nacionalizimit turbo folk sepse tej që o sa mirë me qenë shqiptarë, po o sa mirë me qenë shqiptarë i punësuar ose o sa mirë me qenë shqiptarë me pension të lartë, o sa mirë me qenë shqiptarë i aftë për tregun e punës dhe besoj që dy e kemi kuptuar duhet të shkojmë në nivel tjetër praktik konkret për gjëra reale që i shqetësojnë njerëzit…Unë kamë qenë dikush që kamë punuar 1 vit në Kosove edhe jo se ai vit bënë diferencën për pensionin tim të ardhshëm po gjykoj që për shumë qytetarë që kanë vite pune në Kosovë dhe në Shqipëri një marrëveshje për njohjen e viteve të punësimit besoj që është shumë e mirë.”, ka thënë ai.

Velijaj po ashtu ka thënë se jemi dy vende emigrantësh shqiptarët kanë emigruar në çdo çep të botës por gjykoj se përpara se t’i predikojmë fqinjëve që të na njohin vitet e pensionit dhe të ushtrojmë presion tek ta mirë është të fillojmë mes vete./Kosovapress

Nënshkruhet marrëveshja Kosovë-Shqipëri në fushën e punësimit

Me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe integrimit në lëminë e punësimit dhe aftësimit profesional mes dy vendeve, Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi dhe homologu shqiptar, Erion Velijaj sot diskutuan dhe u pajtuan për modalitetet dhe hapat që duhet ndërmarrë gjatë këtij viti.

Në këtë takim u disktua rëndësia e bashkëpunimit në fushën e aftësimit profesional, veçmas në komunat që shtrihen në zonën kufitare. Gjithashtu, u diskutua dhe u dakordua që pala kosovare të angazhohet në heqjen e lejes së punës për qytetarët shqiptarë, si masë reciprociteti për atë që qeveria shqiptare tashme e ka bërë për qytetarët e Kosovës.
Palët përmbyllën dy marrëveshje bashkëpunimi në fushën e punësimit, aftësimit profesional dhe pensioneve, si dhe u zotuan që puna në fushat tjera me interes reciprok të vazhdojë në grupe teknike.

Ministri Abrashi dhe Veliaj ritheksuan rëndësinë e këtij bashkëpunimi si përcaktim i dy vendeve që të shtyjnë procesin e integrimit evropian, dhe ky forcim bashkëpunimi shpreh vendosmërinë e Shqipërisë dhe Kosovës që të avancojnë këtë proces./Kosovapress/


Shqipëria dhe Kosova thellojnë bashkëpunimin në fushën e punësimit

Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi sot pret në një vizitë zyrtare homologun e tij nga Shqipëria, ministrin e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj.

Në fokus të takimit do të jetë thellimi i bashkëpunimit në fushën e punësimit, si dhe shkëmbimi i informacioneve dhe përvojave të mira në lidhje me punësimin, mirëqenien sociale dhe ofrimin e shërbimeve sociale.

Ministri Veliaj po ashtu gjatë ditës së sotme mban ligjëratë speciale për studentët e Universitetit AAB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat