Shefqet Krasniqi i kundërpërgjigjet Blerandit: Bëni sa më shumë fëmijë

Lajme

Shefqet Krasniqi i kundërpërgjigjet Blerandit: Bëni sa më shumë fëmijë

Më: 6 mars 2015 Në ora: 01:31

Imami Shefqet Krasniqi ka porositur kosovarët që të bëjnë fëmijë sa më shumë që të munden. Sipas tij, secili që mundet duhet të ketë së paku nga pesë fëmijë, nëse lejojnë kushtet shëndetësore.

“Bëni fëmijë sa të mundeni. Me më dëgjuar mua mos e leni ndër pesë fëmijë”, ka thënë Krasniqi në emisionin “Rruga e ndriquar”, në TV Mitrovica.

Kështu ai ka kundërshtuar deklaratën e ministrit Blerand Stavileci që kosovarët të mos i bëjnë nga 7 fëmijë nëse nuk kanë kushte ti mbajnë.

Sipas tij, është pasuri për familjen që të ketë sa më shumë fëmijë dhe nuk duhet ti frikësohen varfërisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat