Ja çfarë thoshte Presidenti historik Rugova për Adem Jasharin (Video)

Lajme

Ja çfarë thoshte Presidenti historik Rugova për Adem Jasharin (Video)

Më: 5 mars 2015 Në ora: 22:24

“Ju e dini, nuk po dua të hy në histori, por kur ka ndodhur ajo para tash katër viteve, atëherë si kryetar i Republikës së Kosovës kam shpallur ditë zie, dhe natyrisht me gjithë respektin më të madh dhe dëshirojë që tash meqenëse e kemi bërë institucionin e Presidentit t’i bëjmë një nderim dhe një respekt më të lartë shtetërorë që është i mundur për Adem Jasharin, familjen dhe heronjtë e dëshmorët e tjerë.

Gjithsesi ne mund të shkojmë, s’është ndonjë problem, por po flas për një respekt më të lartë shtetëror, edhe për dekoratat më të larta shtetërore që do ti bëjmë së bashku me Parlamentin”, thoshte presidenti Rugova në vitin 2003 në një intervistë për transmetuesin publik.


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat