Largohen nga puna 17 punëtor të aeroportit

Lajme

Largohen nga puna 17 punëtor të aeroportit

Më: 5 mars 2015 Në ora: 21:52

Zyrtarë të Aeroportit të Prishtinës konfirmuan largimin nga puna të 17 punëtorëve, me arsyetimin se nuk kanë punuar në nivel të kënaqshëm.

Në lidhje me këtë veprim ka reaguar edhe Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës.
17 punëtorë të Aeroportit të Prishtinës do të mbesin pa punë nga muaji prill, pasi punëdhënësi nuk do t'ua vazhdojë kontratat.
Zyrtarët e Aeroportit këtë e arsyetojnë me nivelin jo të kënaqshëm të punës nga ana e punëtorëve.
Vendimi i cili është marrë si bazë për mos vazhdimin e kontratave ka të bëjë me planifikimin e resurseve humane brenda kompanisë. Sipas procedurave të brendshëm të kompanisë, është bërë përzgjedhja e këtyre 17 punonjësve të cilët nuk e kanë arritur nivelin e kënaqshmërisë në përmbushjen e detyrave të përcaktuara nga kompania.

BSPK e kundërshton këtë veprim. Drejtues të saj thanë se kanë pasur takim me menaxhmentin e aeroportit, por ata nuk e kanë përmendur fare këtë gjë.
Alush Sejdiu tha se ne u morëm vesh që me iniciativën e tyre do të formohet një grup punues, natyrisht edhe sindikata do ta ketë përfaqësuesin e vet, dhe do të përpilohen kontratat në mënyrë që të nënshkruhen nga punëtorët.

Në BSPK thanë se për këtë janë njoftuar nga dy punëtore të cilat i kanë dërguar njoftimet e tyre për mos vazhdim të kontratës, e që njëra nga të larguarat, ka mbi 10 vjet përvojë pune.

Tash ne nuk i kemi vendimet, ne do të konsultohemi edhe me avokat edhe me ekspert ligjor dhe do ti marrim veprimet tona adekuat situatës që do të krijohet në aeroport tha Alush Sejdiu.

Sindikalistët thanë se kanë njoftuar ministrat përkatës për çështjen e skadimit të kontratave, derisa bënë thirrje edhe ndaj Inspektoratit që të jetë më vigjilent karshi këtyre situatave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat