Unitas do të dërgojë 1000 qytetarë nga Kosova për të punuar në Gjermani

Lajme

Unitas do të dërgojë 1000 qytetarë nga Kosova për të punuar në Gjermani

Më: 5 mars 2015 Në ora: 21:49

Dy investitorët gjerman, Mike Juraschek dhe partneri i tij Gerhard E. Brazel, thanë se planifikonë të krijojnë 1000 vende pune për kosovarët në Gjermani dhe vende tjera të BE-së.
Për këtë ata kanë krijuar kompaninë “Unitas Europe”, përmes së cilës do t’u gjejnë punë kosovarëve në vendet e Evropës.
“Ne duam që së bashku me ju të krijojmë kompani të reja. Do të marrim 1000 punëtorë nga Kosova dhe tu japim punë në Gjermani, apo në vendet tjera evropiane. Punëtorët e Kosovës do të punojnë në kompani gjermane”, tha Mike për Gazetën Fjala.
Të gjithë punëtorët të cilët do të përzgjidhen nga kjo kompani do ti nënshtrohen një procesi të verifikimit për të kaluarën e tyre, testeve të ndryshme shëndetësore dhe do tu mundësohet që të mësojnë gjuhën gjermane para se të nisen për në Gjermani. “Të gjitha shpenzimet, përfshirë edhe kursin për gjuhën gjermane do ti mbulojë kompania”, tha ai.
Investitorët tashmë kanë nënshkruar një memorandum mirëkuptimi me Komunën e Ferizajit dhe gjatë këtij viti pritet të realizohet ky projekt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat