Erdogan ka frikë se mos e helmojnë

Lajme

Erdogan ka frikë se mos e helmojnë

Më: 5 mars 2015 Në ora: 18:48

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka frikë se mund ta vrasin duke e helmuar dhe për këtë ka ngritur një laborator në pallatin e tij, për të kontrolluar çdo gjë që ha.

Fizikani i tij, Dr. Cevdet Erdol tja se të paktën në njërën prej njëmijë dhomave të pallatit presidencial në Ankara, do të vendoset një laborator i veçantë për të kontrolluar ushqimet.

Gjatë një interviste për gazetën Turke, Hurriyet, ai tha se tani vrasjet nuk po kryhen me armë, por duke helmuar ushqimin.

Për të analizuar ushqimet e Presidentit punojnë 5 ekspertë nga 14 orë në ditë.

Presidenti i parë i zgjedhur në mënyrë të drejtpërdrejtë është kritikuar shumë nga kundërshtarët politik për shkak të shpenzimeve të tepruara.

Ai po krahasohet me sulltanët e kohës otomane. Pallati i tij presidencial është 30 herë më i madh se Shtëpia e Bardhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat