Nje kroate në vend të Ban Ki-moonit?

Lajme

Nje kroate në vend të Ban Ki-moonit?

Më: 5 mars 2015 Në ora: 18:13

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kroacisë, Vesna Pusic, pohon se ekziston mundësia që ajo të kandidojë për postin e Sekretares së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara (OKB-së), nëse Këshilli i Sigurimit i OKB-së vendosi që në krye të kësaj organizate botërore duhet të vijë dikush nga Evropa Lindore.

“Ky opsion mbetet i hapur. Nëse kërkohet që kandidatët duhet të jenë nga vendet e Evropës Lindore dhe jo nga Amerika Latine - e cila gjë është e mundur - do të ishte një projekt interesant”, tha ajo për mediat kroate.

Pusic kujtoi se askush në historinë e Kroacisë nuk ishte kandidat për Sekretar të Përgjithshëm të OKB-së, duke shtuar se “do të ishte një nder për të që të udhëheq këtë organizatë botërore”.

Kujtojmë se mandati i Sekretarit të tanishëm të OKB-së, Ban Ki-moon, skadon në fund të vitit të ardhshëm.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat