Enver Malokun dhe të tjerët nuk i vrau UÇK-ja, por i vrau klani i ROGNERIT

Lajme

Enver Malokun dhe të tjerët nuk i vrau UÇK-ja, por i vrau klani i ROGNERIT

Më: 5 mars 2015 Në ora: 17:12

I nderuari z- Veseli prita që të reagoj dikush tjetër në emër të ish UÇK-ës, pasi pati tentim të manipulohej me emrin e saj, UÇK-në, për disa herë nga ana e juaj në parlamentin e Kosovës, por pasi ata epror po heshtin, ata që dikur villnin flakë dhe zjarrë në emër të UÇK-ës, prandaj desha t’i them disa gjëra si një Luftëtar Lirie, i mbetur edhe i harruar nga klikat e disa bandave që po e keqpërdorin emrin e UÇK-ës.
Z. Kadri Veseli, atdhetarin Enver Maloku, nuk e vrau UÇK-ja e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Salih Qekajt, Agim Ramadanit, Mujë Krasniqit, Tahir Sinanit, por e vranë bandat e dirigjuara nga klani i juaj z.Veseli, që sot i keni bërë ata vrasës, milionerë e pushtetar, dhe i mbroni nëpërmjet pushtetit me çdo kusht. Zotëri Kadri Veseli, ju keni deklaruar publikisht se SHIK-u është formuar edhe para luftës 1998 -1999, por një ‘dost’ i juaji, Hashim Thaçi ka deklaruar se SHIK-u është formuar më 1995, kurse ju kur u ngushtuat para disa ditësh, i pyetur nga vajza e të ekzekutuarit Enver Malokut, se “kush ma vrau Babin?”, ju deklaruat publikisht në foltoren e Parlamentit të Kosovës se SHIK-u është formuar tek (pas luftës 1999) pasi ju tradhtuat, ju klani i juaj ish UÇK-në, në marrëveshjen K-90, domethënë pas luftës në kohen e QPK-së dhe se në kohën kur është vrarë atdhetari Enver Maloku nuk ka ekzistuar SHIK-u, por ka ekzistuar vetëm ish UÇK-ja..? Çka keni dashur të thoni me atë fjali, kur dihet shumë mirë se atdhetari Enver Maloku kishte raporte shumë të mira me UÇK-ën. Tani për hir të së vërtetës, tregoni se a keni gënjyer më herët rreth formimit dhe veprimeve negative të SHIK-ut apo keni gënjyer tani me 2015?!

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat