Ahmeti: I turpshëm tjetërsimi i idealit

Lajme

Ahmeti: I turpshëm tjetërsimi i idealit

Më: 5 mars 2015 Në ora: 11:59

Mos intonimi i himnit kombëtar në festimin tradicional të Epopesë së UÇK –së, ka mllefosur edhe kryetarin e Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti. Ai t quan të tjetërsimi i idealit, flamurit dhe himnit për të cilat luftuan familja Jashari

"Sot isha i ftuar dhe prezent në Kazermën e FSK për të shënuar përvjetorin e rënies së komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij në festimin tradicional të Epopeaë së UÇK. Çuditërisht, në ceremoni nuk u intonua hymni kombëtar. Përfaqësuesi i familjes Jashari, Bekim Jashari hoqi dorë nga fjalimi i tij duke thënë para të gjithëve se sot ndihet i ofenduar e i turpëruar nga ky akt.

Kjo qeveri mund të shtirret për shumë gjëra por në qoftë se përkujtohet familja Jashari dhe sakrifica e tyre, është i turpshëm tjetërsimi i idealit, flamurit dhe himnit për të cilat luftuan familja Jashari", shkruan Ahmeti./ BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat