Miratohet fillimi i rishikimit të fqinjësisë së mirë

Lajme

Miratohet fillimi i rishikimit të fqinjësisë së mirë

Më: 4 mars 2015 Në ora: 23:52

Politika e Bashkimit Evropian duhet të ndryshojë dhe të kalojë nga faza e gjykimit te ajo e dialogut politik dhe e bashkëpunimit mes të barabartësh, deklaroi sot shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Kjo deklaratë vjen pasi Kolegji i Komisionerëve miratoi fillimin e rishikimit të politikës së fqinjësisë së mirë.

“Rajonet në lindje dhe në jug të Bashkimit Evropian janë të trazuar dhe ne duhet të bashkëpunojmë për të përballuar sfidat e përbashkëta”, theksoi Mogherini.

“Në veçanti, në rishikimin e politikës së fqinjësisë së mirë (European Neighbourhood Policy – ENP) këshillohet që sfidat nuk mund të zgjidhen siç duhet pa patur parasysh, për raste të veçanta, bashkëpunimin me fqinjët e fqinjëve”, shtoi shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini./KP

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat