I riu nga Gjilani, e futi në burg, hoxhën që e indoktrinoi

Lajme

I riu nga Gjilani, e futi në burg, hoxhën që e indoktrinoi

Më: 4 mars 2015 Në ora: 21:04

17 vjeçari L. Rexhepi kishte dërguar në organet e ndjekjes deri të tre të dyshuemit, Hoxhë Ajrullah Aliu e Kastriot Halimi, dhe Dardan Kerqeli, të cilët e kishin bind e ndihmuar që të marr rrugën e xhihadit.
Kur policia e kishte ndaluar të miturin në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” me 21 shkurt, tek sa po tentonte të nisej për Stamboll, me qëllimin që të përfundoj në Siri dh të rreshtohet përkrahë grupit terrorist ISIS, ai u kishte rrëfyer hetuesve policor gjithë rastin në detaje.
Burimet e Televizionit Rrokum brenda Policisë së Kosovës kanë bërë me dije se i mituri kishte pranuar se është nis për në Siri që t’i bashkohet ISIS’it.
L. Rexhepi, po ashtu ka pranuar se asht indoktrinuar nga hoxhë Ajrullah Aliu nga komuna e Gjilanit dhe dy të dyshuerit tjerë, Kastriot Halimi e Dardan Kerqeli, të cilët e kishin bind atë se me shkel tokën e Shamit, e fiton xhenetin.
Ai ka rrëfyer se ata e kanë ndihmuar me u nisë në luftën e Sirisë. Përveç kësaj ata ia kishin siguruar edhe paret për biletën. Ishte Kastrioti ai që ishte nis për Tiranë, që të takohej me personin i cili do ia jepte parat për të miturin.
“Në ora 12:00 para Teatrit Kombëtar në Tiranë vjen një njeri me mjekër të kërkon dhe t'i jep paret”, i kishte thanë njari prej bashkëpunëtorëve të dyshuerit Kastriot Halimi.
Mbasi i kishte marr paret në shumë prej 300 eurosh, Kastrioti ia kishte dhanë të dyshuerit tjetër Dardanit, e ky i fundit ia ka dhanë të riut L. Rexhepi. Ai me ato pare e ka ble biletën për Stamboll, por pa dijeninë e familjes.
Sipas këtyre burimeve, i dyshuari hoxhë Ajrullah Aliu e ka pranuar se ka qenë në dijeni se i riu po niset për në Siri që t’i bashkohet grupeve terroriste, por ka mohu se e ka ndihmuar atë.
Ai ka thanë se pasi e ka kuptuar se i riu po niset për Siri, përmes tij i ka çu të fala një shokut te tij, i cili gjendet në luftën e Sirisë. Familja e të miturit i ka deklaruar policisë se nuk ka qenë në dijeni se djali i tij po indoktrinohet.
Ata kanë thanë se e kanë pa djalin e tyre duke u shoqëruar me hoxhë Aliun para e mbas xhumasë, por nuk kanë dyshuar që ai po e indoktrinon atë. Policia e Kosovës ka mbërri të identifikoj vendin e trajnimit dhe stërvitjes së të dyshuarve për terrorizëm.
Ata janë trajnuar për përdorimin e armëve të zjarrit, në rrethinën e Ferizajt.
Tre të dyshuerit Ajrullah Aliu, Kastriot Halimi, dhe Dardan Kerqeli janë arrestuar nën dyshimin se kanë kryer vepra penale të terrorizmit: lehtësimi në kryerjen e terrorizmit, rekrutimi për terrorizëm, Shtytja për kryerjen e veprave terroriste, organizimi dhe pjesëmarrja në grup terrorist, financimi i Terrorizmit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat